Nafta “Virgin”, shtyhet seanca gjyqësore, mungonin avokatët
TIRANE - Ka nisur sot në Gjykatën e Tiranës, procesi në ngarkim të biznesmenit Hajri Elezaj dhe 15 personave të tjerë, të akuzuar për kontrabandën e naftës “Virgin”.
Seanca e parë e shqyrtimit gjyqësor nuk u zhvillua e plotë, për shkak të mungesës së avokatëve të biznesmenit Elezaj dhe të pandehurit Bledar Rama, të cilët janë shpallur në kërkim.
Mosprania e avokatëve të të pandehurve e bëri të pamundur zhvillimin e seancës, ndërsa prokurorja se çështjes Daniela Sulaj kërkoi njoftimin e tyre, për të qënë të pranishëm në seancën e ardhshme. Trupi gjykues shtyu për në 14 shkurt procesin në ngarkim të të pandehurve.
Skandali me naftën “Virgin” nisi të hetohej pas denoncimit të ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Në dosjen e Prokurorisë, dërguar Gjykatës së Tiranës, janë 16 të pandehur, 15 prej të cilëve persona fizik dhe një juridik, ‘Euroil SHA’.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se të pandehurit kanë falsifikuar dokumentacionin e eksportit të naftës “Virgin”. Në kohën kur lënda duhet të eksportohej, ajo hidhej në tregun e brendshëm si karburant, në kundërshtim me ligjin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)