E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rilindja shqiptare” e Edi Ramës

TIRANE - Ka disa kohë që të gjithë shqiptarët po dëgjojnë një kryefjalë të bosit të së majtës, Edi Rama, ‘Rilindja e Shqipërisë’, nëpërmjet së cilës z.Rama kërkon të ndjellë shtresën gri apo shtresën e luhatur të partive të tjera. Natyrisht që z.Rama e mendon fjalën ‘Rilindje’ si një fjalë magjike, si një fjalë kyç në verbin politik elektoral të tij, si një fjalë të përdorur nga Ali Babai i përrallave persiane për të hapur shpellën e pasurive përrallore. Kjo ka lidhje me narcizmin dhe misionin që ndodhet në kokën e tij në raport me Shqipërinë virtuale. Para se të analizojmë efektin dhe miklimin elektoral që mund të shkaktojë kjo fjalë kyç e tij, natyrisht që duhet t’i hedhim një sy kuptimit etimologjik të kësaj fjale, e cila tregon nevojën e një përmbysjeje vlerash ose dobësish aktuale të një kombi (në këtë rast të shtetit shqiptar), bazuar te glorifikimi i disa vlerave të lashta dhe dinjitetit që ka pasur ky komb, të cilat kanë humbur apo janë tulatur me kalimin e kohës; pra kërkohet një pozicionim në dinjitetin e vjetër kombëtar, në simbiozë me disa vlera shtesë, të cilat i kërkon avancimi teknologjik dhe kulturor i popujve të arealit ku ndodhet kombi që kërkon të rilindë. Rilindja kombëtare zakonisht fillon kur ka nevojë për t’u çliruar nga një robëri ushtarake ose ideologjike. Në këtë rast, baza e një rilindjeje është frymëzimi fetar ose nacionalist, për t’u çliruar nga kjo robëri. Në Evropën pasnapoleoniane, “dreqërit” e nacionalizmit e hapën kapakun e kutisë, si stad i dytë që pasoi iluminizmin, i cili ishte stadi i parë i Rilindjes Evropiane, që bazohej te racionalizmi kartezian apo te idetë e Shoqatës Mbretërore të Londrës, të themeluar nga i madhi F.Bacon (djali ilegjitim i Mbretëreshës Elisabeta e Parë si dhe ‘Shekspiri’ real). Në stadin e parë, bankierët që stimuluan idetë e iluministëve francezë apo edhe figurat e mëdha të artit në fund të shekullit të 15 dhe shekullit të 16, me përmbysjen e ideve mesjetare kërkonin të godisnin pushtetin njëmijë vjeçar të Shën Pjetrit (Vatikanit). Pas prerjes së kokës së Çarlit të Parë në Angli më 1648 dhe sidomos pas luftërave të Napoleonit, me nacionalizmin u dobësuan dinastitë perandorake, deri sa disa prej tyre përfunduan tragjikisht pas Luftës së Parë Botërore. Me O. Kromuellin, kryqi dhe shpata, simbioza e simbolikave të pushtetit real që kishte bërë ligjin për 1500 vjet, kishin pranuar një partner të tretë – paranë e puritanëve dhe çifutëve ashkenazë,- e cila dora-dorës do të renditej e para, me një distancë të madhe në ‘pikaverazhin’ e klasifikimit mbi vendimet e mëdha politike të botës së ardhshme dhe asaj të sotme.
Parë në këtë këndvështrim, edhe Ballkani hodhi vallen e nacionalizmit, duke shkatërruar zinxhirët e Perandorisë 5 shekullore Osmane me ndeshjet finale në Revolucionin e 1820-1830 në Greqi dhe sidomos me dy Luftërat Ballkanike më 1912-ën. Duke e ndjerë se popujt e Ballkanit po krijonin një shtrat të ri të ardhmërisë së tyre, jashtë suazës së Portës së Lartë, dhe duke ndjerë rrezikun e zhdukjes së kombit shqiptar, patriotët shqiptarë e kuptuan se përqafimi i ideve nacionaliste do të ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar kombin shqiptar nga rënia nën thundra të reja pushtuesish, çka mund të çonte drejt asimilimit dhe zhdukjes së tij. Natyrisht që disa nga Rilindasit tanë e kuptonin trendin dhe qëllimin e organizatorëve të disa lozhave elitare në qytetin kozmopolitan të Selanikut. Në këto lozha zotëroheshin ide hermetike (okulte, të ardhura, por të pashpjeguara nga arritjet shkencore dhe idetë racionaliste a darviniane mbi prejardhjen e racave në Tokë) të trashëguara nga lashtësia. Në ndryshim nga racat e tjera, ekzistonte dhe ekziston mendimi elitar, se ne shqiptarët dhe gjuha jonë rrjedhim nga pellazgët dhe ilirët (yll-irët), të cilët e kanë origjinën e vjetër nga yllësia e Andromedës dhe janë vendosur në Tokë 3,5 milion vjet më parë,- në planetin tonë,- ku gjetën të zinjtë (kontakti i parë ka qenë me banorët e zinj dogonë të Republikës së Malit në Afrikë), të cilët ishin edhe 1 milion vjet më të vjetër në Tokë. Më pas, kjo racë pellazgjiane u sulmua nga një racë drakoniane (e ardhur nga yllësitë Alfa Drakonis, Epsilon Bootus dhe ‘snakes system’ në kubenë tonë qiellore, të cilët sollën racën e verdhë në Tokë), e cila u vendos 11,500 vjet më parë në Mongoli, pranë Ulan Batorit. Që këndej kanë filluar 7 hordhitë e arta, të cilat shkatërruan në fillim pellazgët e Kinës - të cilët ndërtuan edhe Murin e Madh për t’u mbrojtur prej tyre (sot gabimisht mendohet se murin e ndërtuan të verdhët, por kjo teori e patreguar ndoshta në shqip, është një temë më vete dhe shumë shokuese e mosbesuese nga agnostikët e shumtë ‘racionalistë’), më pas sulmuan pellazgët sumerë e babilonas, Romën, Veriun e tokave pellazge buzë Adriatikut, si dhe pellazgët e Azisë së Vogël, hordhi që filluan me Atilën dhe mbaruan me Xhengis Khanin, Timurlengun dhe dy luftërat botërore e ndoshta mund të vazhdojnë me hordhinë e tetë që do të jetë armagedoni. Më parë këta drakonianë kishin shkatërruar kontinentin pellazgjian jo mikpritës të Atlantidës, për zhdukjen e së cilës flet Platoni i madh. Ndoshta nga të paktët pellazgë andromedanë të mbetur në gadishullin ballkanik ishin shqiptarët dhe gjuha e tyre (janë edhe skocezët e irlandezët). Sllavët, gotët, vizigotët, ostrogotët dhe hunët turq kishin shkatërruar dy perandoritë e famshme pellazgjike të Romës dhe Bizantit. Shpëtimi i shqiptarëve ishte një imperativ racor i jashtëzakonshëm dhe për këtë patriotët e mëdhenj dhe ideologë e ‘poetë’ të tillë si Samiu, Naimi, P.Vasa, të cilët i zotëronin disi këto njohuri të prejardhjes sonë yll-ore (edhe pse një pjesë e racës sonë mund të jetë përzier me raca të tjera, në thelb ajo është e pastër për shkaqe të shpjegueshme), dolën hapur, duke shfrytëzuar apo edhe hyjnizuar momente të tilla nga historia e lavdishme e luftës midis ‘pellazgëve andromedanë’ shqiptarë kundër ‘hunëve drakonianë’ me origjinë nga Mongolia e turqve. Dhe natyrisht që për këtë u gjend historia e princit Gj.K.Skënderbeut, veprave të të cilit iu bë si rrallëherë një publicitet i madh te shqiptarët. Për këtë ndihmuan edhe shumë njerëz të ndriçuar nga pellazgët shqiptarë të Italisë, si masoni karbonaras J. de Rada dhe Dh. Kamarda. Por Rilindja ideologjike shqiptare (madje edhe otomane) pati filluar kulturalisht me dramën “Besa” të Samiut, dramë e cila ishte edhe vepra e parë e vënë në skenë nga teatri i parë osman me aktorë armenë. Gjithë kjo apoteozë e bëmave të shqiptarëve të vjetër me fuqi ‘ciklopike’ natyrisht që shërbeu për një zgjim kombëtar dhe një antidot kundër virusit religjioz që e dasonte racën dhe kulturën shqiptare dhe dha si rezultat daljen nga gjumi letargjik i opiumit osman e fitoren e Pavarësisë në një territor të cunguar. Sllavët, ndoshta një nënracë drakoniane dhe grekët pellazgjianë, e copëtuan edhe njëherë territorin e yll-irëve. Ai territor që mbeti në Shqipërinë tonë politike, mbeti prej përqafimit të ideologjisë nacionaliste dhe sakrificave të mëdha të periudhës gati gjysmë shekullore të Rilindjes sonë kombëtare. Rilindja kishte lindur dhe lind kur ka një thyerje të madhe në konceptimin e ardhmërisë së jetës së brezave të rinj. Pasojat e saj janë më të mëdha ose të barasvlershme me revolucionin, por jo domosdoshmërisht të ekuivalentuara me këtë të fundit. Po të shpreheshim me gjuhën e matematikës, produkti që sjell një rilindje është një bashkësi më e madhe, e cila e mbështjell revolucionin ose e barabartë me madhësinë e produktit që sjell revolucioni në jetën e ardhshme politike, ekonomike e kulturore të një shoqërie.
Pasi bëmë një digresion të vështirë prej ideologjive dominuese dhe njohurive darviniane ekzistuese te ne, po kthehemi te “Rilindja” e Ramës. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës Rama mund ta përdorte këtë fjalë në fjalorin e tij politik, do të ishte mënyra e të arsyetuarit nacionalist, gjë të cilën rradakja dhe programi gjysmë enverist i partisë së tij nuk mund ta pranojë. Në se ka lëvizje politike të organizuara që mund ta përdorin me përkorje fjalën “Rilindje shqiptare”, janë Vetvendosja në Kosovë dhe Kuq e Zinjtë apo Balli, PBDI-ja dhe Legaliteti në Shqipëri. Këto forca që e kanë të shpallura hapur në programin e tyre politik Bashkimin Kombëtar, mund të flasin për Rilindje, sepse një bashkim i tillë ishte aspirata kryesore e ideologëve origjinalë të Rilindjes shqiptare (fund i shekullit të 19 dhe çerekfillimi i shekullit të 20). Por Ramës nuk i shkon asfare një eufemizëm i tillë, si lider i një partie që s’e ka këtë pikë në program, që s’e përdor asnjëherë këtë logjikë politike dhe aq më tepër, një eufemizëm që është i papajtueshëm si uji me zjarrin, me historinë tragjikomike të qeverisjes së shqiptarëve prej PPSH-së, mitrës së PS-së që qeveris sot Rama. Duket se lideri Rama e ka marrë nga vokabolari i PPSH-së këtë fjalë, si shumë të lidhur, siç e thamë, me fjalën e dashur enveriste ‘revolucion’. Ndaj Rilindja e Ramës kërkon votues me aspiratën e Rilindjes, të cilët nuk i nxë ena e vockël e programit të PS-së. Mos vallë Rama kërkon të na shpëlajë trutë dhe e quan ‘Rilindje’ daljen e më pak se tre milion shqiptarëve të Shqipërisë së sotme të cunguar politike nga dara e berishjanëve, tropojanëve dhe dibranëve, që sundojnë pikat kyçe të administratës së sotme dhe pikat nevralgjike të shpenzimeve buxhetore dhe rënien e tyre nën darën e kurveleshasve, gjirokastritëve, lebërve dhe bregdetasve ish- sigurimsa? Po pse, ne shqiptarët nuk e kemi parë Ramën, i cili thonë se nuk di as tabelën e shumëzimit, se sa i zoti është të administrojë fonde dhe pushtet? Po pse, nuk e pamë ne atë se si mblodhi një grusht oligarkësh të betonit me të cilët ndante financiarisht frytet e pushtetit të vet si guvernator i Tiranës gjatë një dekade? Po pse, ja fal kush Ramës faktet që: Nuk bëri 7-8 ndërtesa shumëkatëshe parkingjesh në pikat më të ngarkuara brenda unazës së Tiranës?; nuk ka ndërtuar cisternat e ujit poshtë trotuareve dhe dyqaneve, të cilat rrezikojnë me zjarr banorët e kateve më lart?; bëri me një kalim, shumë rrugë të gjëra të qytetit dhe i mbushi ato me trotuare pa funksion?; nuk bëri asnjëherë transparent buxhetin dhe paret që mblidhte nga biznesmenët e kryeqytetit? apo që armatoste me gurë dhe nxirrte mercenarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me synime bllokuese të pikave të integrimit në axhendën e qeverisë dhe BE-së? Ky model do të jetë “Rilindja” e Ramës? Nëse Rama me portofolin e tij të majmë e mbyti reagimin e elitës së PS-së për të bërë një Rilindje të lidershipit relativisht të diskretituar të PS-së nga drejtimi me çunat e përkëdhelur të Bllokut, ai do ta ketë të vështirë t’u mbushë mendjen njerëzve që Shqipëria do të Rilindë me programin e tij demagogjik të fëmijëve të ish-bllokmenëve. Me këtë, nuk them se Shqipëria nuk ka nevojë për shkëputje nga mazhoranca e sotme katundareske në vitin 2013 dhe nga qeverisja nepotike dhe e korruptuar e Berishës dhe e ortakëve të pushtetit të tij. Largimi i padiskutueshëm i tij do të sjellë fundin e tranzicionit politik dhe ekonomik në Shqipëri. Por, nga Rama askush nuk kërkon atë që ai më së paku nuk e kryen dot: Rilindjen. Të gjithë i kërkojnë atë që më së paku ai mund ta kryejë: Të ecë me çapin e breshkës, si Berisha, përpara. Në çdo qeverisje të këtyre 20 vjetëve ka pasur arritje, të cilat sipas momentit kanë qenë në përgjithësi me hapin e breshkës a me revanin e gomarit. Këto arritje lipsen të shtyhen më tej, pa demagogji ekstreme dhe programe demagogjike, por në mënyrë evolucionare. Nëse socialistët ishin pa spermë për të prodhuar një lidership të ri dhe ishin të paaftë për të marrë mesazhin e ndërkombëtarëve në maj të 2011-ës, shqiptarët nuk e hanë kollaj karremin e Rilindjes. të bojatisur me ngjyrat e ylberit të Ramës. Kjo ofertë me lidershipin që risolli PS-ja në fundvjeshtën e 2011-ës e futi në vështirësi dhe ngërç gjithë politikën tonë, si dhe skemën e ndërkombëtarëve, të cilët e kuptojnë se egoizmi dhe kapriçot prej qurraveci të djalit të përkëdhelur tiranas nuk mund të jenë zgjidhja e vetme në vend të Berisha&Meta. Kjo mund të sillte më së shumti stanjacion politik dhe ekonomik. Zgjedhjet për mazhorancën, natyrisht që duhet të jenë tjetër nga kjo e sotmja. Rama mund të zëvendësojë Berishën vetëm nëse pranë tij gjendet një kingmaker i ri që të zëvendësojë I.Metën pas 2013-ës. Për t’u realizuar kjo, ka nevojë për reforma në ligjin elektoral. Ndërkombëtarët dhe Pilgrimi i kudondodhur në raste të tilla prej një dekade, duhet të vrasin mendjen që të krijojnë një ligj elektoral të përshtatshëm për partitë e vendit të tretë dhe ta çajnë monopolin elektoral PD&PS dhe sot të synohet tekingmaker-sat. Një shans të tillë e pati LSI më 2009-ën, e cila u godit nga dy partitë e mëdha, duke i hequr dy deputetë. Edhe kështu e cunguar me gati 30% prej ligjit të papërshtatshëm elektoral më 2009, LSI e luajti pjesërisht rolin e kingmaker-it në politikën e këtyre 3 vjetëve, por duket se debatet e brendshme dhe skandalet e përgjimit do e shuajnë më 2013 këtë rol të saj si parti e tretë. Pra, në 12 prefekturat nuk duhet të dalin të 140 vendet për në Kuvendin e ardhshëm, por ligji lipset të jetë me korrektim. P.sh, në këto 12 prefektura duhet të dalin 120 mandate dhe 20 të tjerat të dalin nga përqindja e përgjithshme e çdo force politike që ka kaluar pragun elektoral, i cili mund të jetë 3%-4%. Kjo do të prodhonte me siguri stabilitet në Kuvend dhe një kingmaker që do largonte Saliun e babëzitur nga pushteti dhe do të kontrollonte me votat në Kuvend budallallëqet e Ramës, si dhe do t’i korrigjonte atij shumëzimet e gabuara me penelin e piktorit në matricën e tabelës së vështirë të politikës dhe ekonomisë. Ky do të ishte evolucioni shpëtimtar që kishte nevojë dhe që do ta ‘rilindte’ Shqipërinë virtuale që ndodhet në kokën e Ramës. Këtë lipset ta kuptojnë edhe ndërkombëtarët e shumtë të ambasadave dhe institucioneve me influencë që ndodhen në Tiranë, n.q.se me të vërtetë ata janë aleatët tanë dhe duan ta ndihmojnë Shqipërinë të vendosë një stabilitet politik dhe ekonomik. Ky është imperativi që e qetëson shoqërinë e drobitur shqiptare e që lufton sadopak korrupsionin dhe keqqeverisjen: Të largohet Berisha me votë më 2013-ën, të kontrollohet me një kingmaker institucional, Rama në mandatin tjetër.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›