Prokurori i Përgjithshëm britanik: Sundimi i ligjit, bazë e integrimit
Tiranë- Drejtësia dhe sundimi i ligjit janë baza e integrimit në Bashkimin Europian, të cilat duhet të jenë një përparësi edhe për Shqipërinë. Ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë kryeprokurori britanik, Keir Starmer në një konference për mediat.
Kryeprokurori britanik nënvizoi se puna e Prokurorisë duhet të jetë transparente dhe se media luan rol primar në evidentimin e punës së organit të akuzës.
“Puna e Prokurorisë të jetë transparente që të fitojë besimin e publikut. Media ka rol të rëndësishëm në pasqyrimin e punës së Prokurorisë”, theksoi Starmet në konferencën për media, dhënë pak minuta më parë.- tha Starmer.
Pyetjes së gazetarëve lidhur me hetimin e 21 janarit, kryeprokurori britanik nuk iu përgjigj pasi e konsideroi të papërshtatshëm diskutimin për çështje specifike. Sa i takon mungesës së ndëshkimit të korrupsionit, Starmer ka deklaruar se mbetet ende një problem për Shqipërinë.
Prokurori i Përgjithshëm Britanik, Keir Starmer zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë ku diskutoi marrëdhëniet bilaterale dhe reformën e gjerë në drejtësi. Vizita nënvizon forcën e bashkëpunimit midis prokurorive Shqiptare dhe Britanike, ku përfshihet edhe lufta kundër krimit t렠organizuar.
Shkrime të tjera me interes:
- Prokurori i Përgjithshëm Britanik viziton Tiranën Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm Britanik, Keir Starmer vjen sot në...
- Ministria e Drejtësisë: Prokurori i Përgjithshëm të qëndrojë larg deklaratave emocionale Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm të qendrojë larg çdo deklarimi emocional...
- Parmalenti britanik, rrëzon mocionin për daljen nga BE-ja Parlamenti britanik ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum për...