Ban Ki Mun takohet me San Su Kyi ne Birmani

San Su ki që nga data 1 prill është deputete e parlamentit në Birmani. Ajo ëshët takuar në rezidencën e saj private, ku dhe ka qëndruar e izoluar gjatë kohës së arrestit shtëpiak, me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombevetë Bashkuara Ban Ki Mun. Takimi mes të dyve është konsideruar historik. Sekretari I përgjithshëm I OKB-së, e ka përshëndetur këtë si një provë fleksibiteti në emër të një cështjeje superiore të popullit, vendimin e Aung San Suu Kyi për tu betuar në parlament së bashkë me deoutetët e tjerë të rinj të Lidhjes Kombëtare për demokraci. Me këtë veprim ajo ka zhbllokuar një situatë që rrezikonte të minonte klimën e marrëveshjes së krijuar nga reformat e vitit të fundit në vend. Në përfundim të takimit në Rangun me lideren në shtëpinë që për shumë vite ishte burgu I saj, sekretari I përgjithshëm I OKB-së u shpreh se e admironte dhe e respektonte vërtet vendimin që San Su Ki ka marrë. Në këtë mënyrë ai ka këmbëngulur në faktin se heqja e sanksioneve politike dhe ekonomike ndaj Birmanisë nuk është e mjaftueshem. Ai ka thënë se Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë se kaq.