E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistët e Samizdatit dhe Kundërshtimi i nëndheshëm ndaj Tiranisë

Të fshehësh të vërtetën historike është një krim kundër popullit është kopertina e një pamfleti që u ekspozua deri me 30 gusht qendrën Sakharov, që mbyll kështu iniciativën për njohjen e disidencës brenda dhe jashtë Rusisë sovjetike. Vepra letrare të ndaluara, dokumente mbi represionin, analiza politike kundra rrymës: këta tekste underground që qarkullonin midis studenteve dhe intellighenzia rebele ndaj regjimit sovjetik falë një rrjeti rudimentar “doracakësh ” që botonin në mënyrë sekrete këto vepra. Ky fenomen që është një dukuri spontane e që lind kryesisht në Bashkimin sovjetik dhe në vendet që vërtiteshin orbitës të saj (pra, Çekosllovaki, Poloni etj.) nga fundi i viteve 50. Samizdat-i sovjetik ishte një fenomen karakteristik në zhanrin e tij.

Në kohën e komunizmit ata do të ishin arrestuar, së bashku me artistët dhe shkrimtarët e tjerë që guxonin të kritikonin autoritetet. Një rezistencë e tillë artistike në atë kohë quhej Lëvizja Samizdat dhe tani ajo është pjesë e kësaj ekspozite që mban pikërisht emrin “Samizdat: Kulturat Alternativë në Evropën Lindore nga viti 1956 deri në vitin 1989”. Termi Samizdat do të thotë botim i krijimeve të vetes dhe u krijua në vitet ‘50 nga poeti Nikolai Gllazkov. Ai i botoi veprat e tij vetë sepse autoritetet sovjetike nuk ia pranonin.

Artistët e Samizdatit u persekutuan

Ekspozita u hap në klimën e një debati të ri lidhur me lirinë e shprehjes në vend. Pra ekspozita kishte si qëllim parësor analizën e Samizdateve ose të atyre që quhet botues artizanale të disidencës. Ky ekspozim është dedikuar mijërave librave të editorisë klandestine të epokën sovjetike (Samizdat do të thotë, botues artizanal). Fillojmë duke u nisur nga tabela e parë, ku është paraqitur publiku një faqe e daktil-shkruar në një raport të KGB-së e protokolluar me numrin e 3461-a, i drejtuar e komitetit qendror të Partisë Komuniste i dedikohet publikimeve “doracake”. “Një analizë e këtyre samizdat-eve që po përhapet midis qarqeve intelektuale dhe studentëve tregon se në vitet e fundit ka ndryshuar cilësia e tyre”, kështu është shkrua në hyrjen e raportit. Dokumenti mban datën 21 dhjetorit të 1970.

Lart nga e djathta lexojmë se që është “sekret”. Në të majtë ka plot tetë firma. Është e vështirë t’i deshifrohen kush janë, me një pamje të parë. Veçse ajo e fundit e pak vështirësi kuptohet, është Viktor Grishin, në atë kohë sekretar i komitet të partisë komuniste, pra automatikisht pjesëtar i Komitetit qendror të Partisë komuniste sovjetike. Shërbimet e fshehta shpjegojnë se “pesë vitet e fundit në qarkullimi ishin vetëm vepra letrare, ideologjikisht të gabuara, aktualisht ka shpërndarje dokumentet e programeve politike”.

Të infiltruarit e KGB-së

Është interesante të gjurmosh si KGB-ja kishte spiunë brenda disidencës. Në fakt në dokument flitet në një pjesë se “duke u nisur nga viti 1965 kanë dalë fshehtazi më shumë 400 studime dhe shkrime mbi ceshtjet ekonomike, politike, filozofike, në të cilat, nga pikëvështrime të ndryshme, kritikohet eksperienca historike e Bashkimit Sovjetik; madje revizionohet politika e brendshme dhe e jashtme e Partisë komuniste; dalin programe alternative për të bërë një opozitë sado të vogël”. Pikërisht këtu qëndron esenca dhe suksesi që patën Samizdatët: kapaciteti i krijimit të opinionit të nëndheshëm të opozicionit ndaj regjimit, që ishte pothuajse i pjekur pas kongresit të 20 të PK Sovjetike, ajo që eliminoi kultin e personit të Stalinit dhe hapi epokën (te shkurtër) të “shkrirjes”. Në muret e lokalit që mirëpret ekspozitën janë vendosur 96 fotografitë e disidentëve më të famshëm nga Aleksandr Solgenitsyn tek Andrej Siniavskij. Është poeti Evgenij Evtushenko, ose edhe Anna Achmatova, Venedikt Erofeev, Josif Brodskij, Evgenija Ginsburg, Natalia Gorbanevskaja... Samizadet lulëzuan aq shumë sa Komiteti qendror u detyruan të hetojë mbi arsyet që ushqejnë prodhim e pashtershëm dhe të pandalshëm, me gjithë represionet e dhunshme.

Opozita brenda PK/

Shumë dokumente - shkruan operacionali i KGB - dhe shumë ide që janë në këtë fletë klandestine “janë marrë hua nga platformat politike të drejtuesve Jugosllavisë, nga ndjekësit e Dubçek dhe të disa partive komuniste aksidentale. Për shembull, në shkrimin “mbi disa lëvizje politike dhe sociale të vendit tonë”, i shkruar nga Roy Medvedev, i famshëm për veprat e tij anti-sociale, arrihet të kuptohet nga këto shkrime se shoqëria sovjetike po dalin parti të reja dhe rryma të reja ideologjike. Në këtë shkrim shkruhet se brenda PK sovjetike ka disa forca që po deklarohen kundër “konservatorizmit”; që ekzistojnë dhe prononcohen për një vendim të qartë kundër krimeve të kultit të personalitetit, për një pastrim të brendshëm të aparatit shtetëror nga burokratët dogmatikë dhe karrieristëve”. Afër kësaj flete, është edhe një tjetër ku po gjithmonë KGB-ja, ku vetë presidenti Vladimir Semiciasnij - me tetë qershor 1966 referon “se tani ka një grup materialësh që i dedikohen procesit kundër Siniavskij-Daniel (dy disidentë të akuzuar për aktivitet antisovjetik sepse kishin publikuar disa vepra satirike kund Bashkimit Sovjetik) është në përgatitje nga shtëpia botuese e letërsisë politike. Këto fakte u bënë të mundura falë neglizhencës së disa shtëpive botuese” ndodhte që disa vepra të t’u jepej autorizimi që t’ u publikoheshin por pastaj  të mos lejoheshin, siç ndodhi me “mjeshtri dhe Margarita”. Në vitet 60 kryevepra e Mikhail Bulgakov doli në revistën “Moskva”. Ku më pas për më shumë se dy dekada u censuruar publikimi i saj. Por atë fletë u fotokopjura me dorë ose më të shtypura fshehtas me makinë në disa qindra kopje. Një nga këto është e ekspozuar afër disa librave “ilegalë”, siç ishin “Gjithçka lëviz” i Vassilj Grossmann, autori i madh i Jeta dhe Fati; ose Doktor Zhivagoja, që qarkullonte në disa fletë, të shkruara me makinë  me ndarje një, për të kursyer letër.

Është një emocion të shohësh 1984 të George Oruell i zvogëluar në madhësinë e një kutie letrash bixhozi, të fotografuar faqe mbas faqe të një edicioni të “S.P”, i rezervuar “për shërbim” ose shkurt nomenklaturës dhe arkivave sekrete. Nga libri i Oruell, aparatçikët prodhuan 200 ekzemplarë. Dikush e gjeti një nga këto. Ishte kjo zinxhiri i Samizadateve. Funksiononte si një tam-tam. KGB-ja shpesh ia dilte të infiltronte ndonjëherë ndonjë sigurims. Megjithatë, në të njëjtën kohë, brenda shërbimeve ekzistonte një frondë “një opozitë e heshtur” që me shumë mundësi shpërndante libra të ndaluar nga Komiteti qendror. Kush ishte motivi? Përse shefat më të ndërgjegjshme të KGB-së po e kuptonin se Bashkimi sovjetik ishte afër humnerës. Një lojë e hollë, pra, lidhte inteligencija-n e opozitës me krahun liberal të PK. Në këto vite të lidhjeve të errtë dhe shumë pak të studiuara, Samizadatet ndryshojnë fytyrë. Bëheshin mjete të kundër-informacionit, përballonin tematika si atyre që lidheshin me të drejtat e njeriut, me lirinë e mendimit: ja në vitrinë disa tekste të shtypur me makinë shkrimi të Kartës së Drejtave të njeriut të 1948, që nuk ishte shpërndarë kurrë në Rusi; veprat e Ivan Ilijn, një filozofi të emigruar jashtë dhe sot shumë i dashur nga Putin, që zhdërvillet midis politikës dhe religjionit, një argument Tabu. Të fshehësh të vërtetën historike është një krim kundër popullit është kopertina e një pamphlet të 1967 i shkruar nga P. Grigorienko: që i referohet revoltave të Gjermanisë lindore të 1953, të saj të Hungarisë me 1956, të pranverës së Pragës. Jo pa qëllim në muret e ekspozitës janë vënë fotografi të atyre ngjarjeve që alternohen me imazhet e mizerjes së jetës së përditshme në bashkimin sovjetik.

Me njolla vaji/

Ludmila Vasilovskaja, kuratorja e ekspozitës, shpjegon sesi ka ideuar “projektin” kuptonte shumë mirë që do të ishte i vështirë “të përqafosh një gjë që nuk mund ta përqafosh”, sepse samizdatet ishin bërë një njollë vaji i përhapur deri në vende të largëta të perandorisë komuniste, ishin termometri i pakënaqësisë, të iluzioneve të humbura. Sentimente që janë përshkruar aq mjeshtërisht në letrën e drejtuar Stalinit nga  Fjodor Raskolnikhov, një diplomat sovjetik i ri-thirrur për të shkuar në atdhe më 1938, në epokën e “përndjekjeve”, i cili nuk pranoi e që vendosi të qëndronte në Francë dhe vdiq në Nicë, një vit më pas. “Ju më keni bërë të jashtë ligjshëm - i shkruante Tiranit. Në këtë mënyrë më keni vënë përpara një situate ku të drejtat e qytetarëve nën qeverinë tuaj, edhe ai i jashtëligjshëm. Ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, me të njëjtën metodë. Ju

dërgoj biletën e hyrjes të mbretërinë e socializmit nga ju të ngritur dhe i shkëpus të gjitha lidhjet me regjimit. Me socializmin e ndërtuar nga ju dhe nga arkitektët e tjerë, që nuk gjendet vend tjetër përpos hekurave, nuk ka asgjë të bëjë me socializmin, është po aq e vërtetë që nuk ka të bëjë me socializmin e vërtetë, dhe as më shumë më arrogancën e diktaturës së tuaj personale me diktaturën së proletariatit.

Aneksi i disidencës së shkruar shqiptare/

Në pjesën më madhe këto dokumente sipas historianit Kastriot Dervishi, ishin relikte te librave që regjimet e mëparshme në Shqipëri kishin lëne. Madje shumica e letërsisë jozyrtare ose më mirë ajo e ndaluara ishte sporadike në leximet e njerëzve. Pra modeli i Samizdateve (pra i vetëbotimit) nuk hyri asnjëherë në Shqipëri, kurse librat e ashtuquajtur dekadente mund të lexoheshin në një farë mase në bibliotekën kombëtare, që ishte e varfër në cilësi dhe sasi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›