E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvinizmi, si porositës mediatik i Çorbës së vjetër e “politikës së re”

Edvini ishte zgjuar qysh herët në mëngjes me dhembje koke. Në shtëpinë e bashkimit dhe të myterberllëkut, në Pezë, nga jashtë vinte zhurma e zgjatur e një gomari të zonës i cili nuk pushonte së lëshuari britmën erotike të tij. E mendoi se e kishte gjetur zgjidhjen. Le të thoshin çfarë të donin ndërkombëtarët për zgjedhjet, ai do vazhdonte punën me mediat e tij. Ngarkoi nja dy qatipë të kruanin diçka për manipulim, kjo t’i jepej një “ustai” të vjetër dhe së fundi të bëhej hataja se ishin gjetur manipulimet. Në mbrëmjen e të hënës, mediat e lejeve të ndërtimit, që nga “lepuri” rrinë në radhë, i mëshuan fort “faktorit” të tyre. Pastaj tekstin që kishin përgatitur dy qatipët, duhej ta lexonte “lexonjësi”. Ai për të lexuar nuk di aq mirë, po kjo nuk kishte rëndësi. Mjaftonte fakti që të tundte stilolapsin për të kaluar emocionet e të përmbyste herë pas herë sytë duke u përpjekur të bëhej serioz. Dhe ashtu ndodhi. Dje gazetat e majta shpërndanë pamflet politik të përgatitur nga qatipët e Edvinit. Kallauzi nuk u paraqit më se nuk ishte e nevojshme. Gjetkë ishin punët. Edhe më parë ishin stërvitur më ketë gjëra.

Ishin ditët e verës zgjedhore kur “lexonjësi” përdorte një metodë tipike “investigative”. Në darkë i lexonte në një gjasme celular si mesazhe populli, e të nesërmen këto ishin zbulimet e gazetës së tij. O pika zbulimeve edviniste. Kush flasin për “investigime”? Ata që mezi lexojnë një gjysmë faqe kompjuter në rastin më të mirë.

Në gazetën e nipave të nustretëve, materiali u prit me entuziazëm. Por për shkak të moskuptimit, preferuan ta lënë siç ishte se helbete, nuk dinë të redaktojnë. Të paktën më profesioniste ishte treguar “Korrieri” që e kishte trazuar nga pak tekstin që kishte ardhur nga zyra e Edvinit.

Tani hajde të flasim për “gazetari” kur e shpik njëri, bën postën tek të tjerët e hajt të themi se po bëjmë “investigim”.

Pjesë e tekstit që shpërndanë qatipët e Edvinit - “Shekulli”/Emisioni "Faktori Plus" në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha.

Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. "Faktor Plus" bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.

Por, le t’i shikojmë konkretisht disa rezultate…

“TemA”/Emisioni “Faktori Plus” në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha. Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. “Faktor Plus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.

Por, le t’i shikojmë konkretisht disa rezultate…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›