Artistet kundershtojne, Pango “ngurron” te firmose
TIRANE - Verejtjet e fundit mbajne daten 10 korrik, dhe i jane drejtuar ministrit te Kultures, Ylli Pango per Studim-Draftin per Reformen Ligjore dhe Institucionale. Mund te cilesohen edhe si “guri i fundit”, qe artistet duket se mund te vene ne levizje per kete reforme, e cila qe ne fillimin e saj ka ndeshur vetem ne kundershti. Artistet, pra kryesisht aktoret e Teatrit Kombetar dhe te operes, kane ngritur zerin jo pak pergjate ketyre muajve, duke kundershtuar jo pak pika te kesaj reforme. Pak dite me pare, nepermjet zyres se shtypit, njoftohej se, “ministri eshte duke e shqyrtuar draftin, te cilin e theksojme eshte ende draft, dhe ende se ka dhene mendimin per te”. Ndersa dje, kreu i grupit te punes per draftin, Flamur Shehu, u shpreh se, “ajo tanime eshte dicka e perfunduar, palet kane rene dakord dhe drejtuesit kane firmosur”. Por firma qe mungon per ta permbushur kete mision te lancuar qe ne krye te heres eshte ajo e ministrit Pango. Drejtori i TKOB-se, Zhani Ciko, i cili pak ka dale ne balle te kesaj reforme, por kurdohere ka mbajtur qendrim, shprehet se “jemi takuar me grupin e punes te ketij studim-drafti dhe kemi rene dakord per parimet baze, ne vija te pergjithshme dhe pse ka shumecka per t’u sqaruar ende”. Mobilizimi i komunitetit artistik ne kete ceshtje ka qene tejet i dukshem, cka solli edhe ngritjen e nje tjeter grupi pune per hartimin e nje drafti te ri, qe ndryshon se tepermi nga ai i pari. Situata kaotike ne keto institucione kulturore, sidomos ne opera, e cila e mbylli sezonin me vetem 1 premiere, vijon edhe ne keto dite, kur askush prej artisteve nuk ka marre lejen. Jo pse kane pune, por, sipas Cikos, “artistet duan te shohin firmen e ministrit ne kete studim-draft, i cili ndonese ka pika qe nuk shkojne, me mirekuptim mund te rregullohen”. E thelbi i gjithe kesaj eshte fakti se drafti eshte ky qe eshte dhe me gjase do te jete perfundimtar. Ciko shprehet se “kjo eshte nje ceshtje qe i ka prekur te gjithe dhe duhet kuptuar mire, pasi asnje prej tyre nuk ka shkuar me leje. Duan te jene te sigurt se cfare jane ato qe do firmosen per te qene te sigurt se kur te kthehen ne pune ne shtator do te vijojne rrjedhen e tyre normale te punes”. Dhe jo te jene ende peng i reformes institucionale, e cila praktikisht paralizoi punen ne opera ne kete 6-mujor te pare te vitit 2008. Por, sindikata e artisteve, qe jane edhe te prekurit e drejtperdrejte nga kjo reforme, vijojne te kene kundershtite e tyre jo te vogla. Mirepo, drejtuesi i grupit te punes se MTKRS-se, Flamur Shehu, reagon, duke thene se “nuk e bejne sindikatat reformen, por shteti dhe kjo eshte nje reforme, e cila po behet e gjitha ne baze te ligjeve ne fuqi”. Megjithate, Sindikata e Artisteve, si perfaqesuese e interesave te komunitetit artistik, ka zgjedhur te coje verejtjet e fundit prane MTKRS-se per kete studim-draft. Kjo duke marre shkas edhe nga reagimi i Pangos, pak diteve me pare, nepermjet zyres se tij te shtypit, ku shprehimisht shkruhej: “U sugjerojme perfaqesuesve te Sindikates se Artisteve te kene durim dhe te mos nxitohen te bejne peticione dhe deklarata per drafte ende te paperfunduara”. E ne materialin e gjate, ku nje nga nje renditen edhe nje here verejtjet e artisteve, shkruhet se, ne kushtet kur institucioni i TKOBAP eshte i bllokuar ne drejtimin institucional me emerimet joprofesionale. Nuk ka dokumentin baze ligjor te funksionimit, ne kushtet e mungeses se nje Bordi Artistik qe te kete konsensusin e komunitetit, kerkon qe para se te miratohet drafti, te kete edhe OK e tyre para se studim-drafti te firmoset edhe nga Pango.
Kundershtite per studim-draftin
Bordi Artistik- Perzgjedhja e anetareve te tij eshte nje nga pikat me shume te kundershtuara. Drafti parasheh qe anetaret e tij percaktohen nga MTKRS-ja dhe matarohen nga ministri. Ndersa artistet duan qe anetaret e Bordit Artistik propozohen nga drejtori i Pergjithshem i institucionit dhe votebesohen nga komuniteti artistik.
Sponsorizimet- Problem tjeter qe kemi konstatuar si problematik eshte se sponsorizimet jane percaktuar si fond per pagesen e “vleres artistike” dhe kerkojme te hiqet.
Postet drejtuese- Te gjitha postet artistike drejtuese si: dirigjenti, regjisori, drejtuesit artistike, koreografi, te jene me arsim profesional te larte, konform kerkesave profesionale te ketyre posteve, duke iu nenshtruar perzgjedhjes se percaktuar ne Rregulloren e Institucionit.
Biletat- Artistet jane dakord qe te ardhurat nga shitja e biletave te ndahen midis buxhetit te shtetit dhe buxhetit te institucionit. Por duhet te shtohet edhe fakti qe te ardhurat nga dhenia e ambienteve me qira te ndahen ne raport 50% me 50%.