E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos 18-vjecarin qe shkoi t’i vjedhe banesen

Pogradec - Plagoset rende nje 18-vjecar, nga qyteti i Pogradecit, ne tentative per te vjedhur nje banese. E.Gj., 18 vjec, eshte plagosur me arme zjarri, cifte, nga Agim Bucuku, pronari shtepise, ne shtepine e te cilit tentoi te vidhte. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se Bucuku eshte arrestuar, me motivin e kalimit te kufijve e mbrojtjes se nevojshme. Sipas te njejtave burime behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00, ne lagjen nr. 4 te qytetit te Pogradecit, ne oborrin e shtepise se Bucukut. Ky kur ka pare hajdutin ne oborr e ka qelluar ate me nje cifte, qe mbante ne shtepi, duke e plagosur. Mesohet se ceshtja ne fjale i ka kaluar per ndjekje penale Prokurorise.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›