Titulli “Naim Frasheri i Arte” per Liza Vorfin
Mirenjohje per nje prej aktoreve te Teatrit Kombetar, Liza Vorfi. Titulli “Naim Frasheri i arte” dhe nje dekorate dhene nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e rikthyen Lizen ne skenen e teatrit. Ne nje ceremoni, e organizuar paraditen e djeshme ne TK, Liza Varfi, tejet e emocionuar, mundi te flase vetem pak fjale. “Ju falenderoj te gjitheve per ardhjen tuaj ketu. Une prisja dhe vdekjen, por kete nuk e prisja. Jam shume e emocionuar, prandaj nuk flas, dot…”, jane te vetmet fjale qe mundi te peshperiste aktorja, qe prej vitesh nuk e shkel skenen. Titulli ju dorezua aktores ne sallen e Teatrit Kombetar, nga Suzana Turku, si merite per kontributin e vyer qe i ka dhene teatrit dhe roleve kinematografike, ku ka percjell te publiku emocion, vlera dhe origjinalitet artistik. Aktorja Roza Anagnosti e kujton ate nga nje thenie te regjisorit rus, Liza ka lindur bashke me finesen. “Une do te thosha qe te Liza jeton finesa”, vijon Anagnosti. Prane saj ne kete dite mirenjohje qendronin dhe miket e saj me te mira si Margarita Xhepa, Drita Pelingu, te cilat dhane mesazhet e tyre per nje nga koleget me te mira te cilesuar nga ato. Ne salle qene te pranishem dhe shume personalitete te Teatrit Kombetar, Akademise se Arteve, Qendres Kombetare Kinematografike, si dhe emra te njohura te artit dhe kultures. Ndersa Kristaq Skrami, drejtori i Teatrit Kombetar, e klasifikon kete figure si nje nga artistet me te mira te te gjitha koherave, e cila do qendroje gjate ne memorien artistike te ketij teatri, se bashku me figurat e tjera mjeshterore, te cilet kane kontribuar per te pasuruar artin shqiptar. Liza Vorfi lindi ne Gjakove, me 29 nentor te vitit 1924. Ne vitin 1932, familja e saj shperngulet ne Tirane. Ajo vazhdon aktivitetin e saj te pare artistik qysh ne vitin 1939 si kengetare ne Radio “Tirana”. Me pas, ajo iu dedikua botes te madhe te artit skenik, ku ne vitin 1945 realizon rolin e saj te pare teatral ne pjesen “Gjido”. Gjate gjithe karrieres se saj ajo ka qene protagoniste ne rreth 60 role teatrale dhe prodhime kinematografike. Gjate karrieres se saj eshte aktivizuar ne role, ku nder me kryesoret jane: Elmira te “Tartufi”, Dezdemona tek “Otello”, Dorina te “Borgjezi fisnik”, Beatricja te “Sherbetori i dy zotnive”, Dona Lucia te “Karnavalet e Korces”, Marta te “Cuca e maleve”, Mara te “Permbytja e madhe”, gruaja e Prenkes te “Komisari i drites”, por ka interpretuar edhe ne filmat “Furtuna”, “Debatik” etj.
Viti 1939 e gjen Liza Vorfin si kengetare ne Radio “Tirana”. Me pas, ajo iu dedikua botes te madhe te artit skenik, ku ne vitin 1945 realizon rolin e saj te pare teatral ne pjesen “Gjido”. Gjate gjithe karrieres se saj, ajo ka qene protagoniste ne rreth 60 role teatrale dhe prodhime kinematografike.
Viti 1939 e gjen Liza Vorfin si kengetare ne Radio “Tirana”. Me pas, ajo iu dedikua botes te madhe te artit skenik, ku ne vitin 1945 realizon rolin e saj te pare teatral ne pjesen “Gjido”. Gjate gjithe karrieres se saj, ajo ka qene protagoniste ne rreth 60 role teatrale dhe prodhime kinematografike.