Fier: 12-vjecari, shkon per te vjedhur, mbahet peng
Tenton te vjedhe hekurishte dhe mbahet peng nga pronari i shtepise, ku kishte hyre. Hysen Driza 12 vjec, ka shkuar per te vjedhur hekurishte ne nje banese mesditen djeshme, por teksa ka qene duke i hedhur ato nga kopshti, ku kishte hyre, eshte diktuar dhe eshte kapur prej pronarit te baneses. Ky i fundit e ka denuar adoleshentin duke e mbajtur per 16 ore ne ambientet e shtepise se tij, por pa keqtrajtuar. Mungesa e djalit ne shtepi kane bere qe prinderit te lajmerojne policine, e cila ka bere te mundur shoqerimin e pengmarresit, femijes dhe prinderve. Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier mamaja e 12-vjecarit Emirjana Driza, ka treguar djali i saj i ka sjelle gjithmone probleme. “Kete radhe ne deren tone trokiti Artur Gega, i cili na tregoi se kishte mbajtur Hysenin ne shtepi, pasi e kishte kapur duke vjedhur. Nderkohe, burime nga Policia e Fierit nuk ka bere te ditur asnje njoftim zyrtar rreth ketij problemi. Burime konfidenciale policore pohuan faktin se Artur Gega ka kapur ne kushtet e flagrances shtetasin Hysen Driza, duke vjedhur hekurishte si dhe vegla pune ne kopshtin e tij. Pasi e kishte pyetur se kush e kishte derguar per te vjedhur ne banesen e tij, ai i kishte thene se e kishte e nisur babai i tij, Iljazi. I marre ne pyetje ne polici, Gega ka pohuar se djalin e ka mbajtur vertet 16 ore, por nuk e ka keqtrajtuar. Qellimi ka qene qe babai i tij, t’i conte sasine e lekeve kundrejt mallit qe i biri kishte vjedhur ne banesen e tij.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj