Zhani Ciko: Dakord per parimet baze te reformes
Drejtori i TKOB, Zhani Ciko mban qendrimin e tij per ceshtjen e ketij studim-drafti, duke thene se eshte absolutisht me i mire se draft-reforma e pare. I pyetur pasi drejtuesi i grupit te punes per hartimin e studim-draftit nga MTKRS-ja, Flamur Shehu u shpreh se kemi rende dakord me drejtuesit, Ciko pohon: “Jemi takuar me grupin e punes te ketij studim-drafti dhe kemi rene dakord per parimet baze, ne vija te pergjithshme dhe pse ka shumecka per t’u sqaruar ende, nuk ka asgje me te pazgjidhshme”. Ai shkon me tej, duke theksuar me shume se nje here faktin se te gjithe artistet jane te mobilizuar ne kete ceshtje, dhe askush prej tyre nuk po merr lejen pa pare se firma e ministrit Ylli Pango do te vihet mbi kete studim-draft. Studim i cili, per Cikon, eshte shume me i pranueshem nga ai i pari. “Ne presim vetem qe ky draft te nise te zbatohet, dhe te gjithe te vijojme punen normalisht”, vijon Ciko. Ngerci i madh i kesaj reforme ka bere qe opera ta mbylle sezonin vetem me 1 premiere, opera “Berberi i Seviljes”.