Artistët, së bashku në një koncert solidarizimi për përmbytjet

Tiranë, 19 janar, NOA - Përmbytjet e javëve të
fundit duket se kanë tronditur edhe botën e artistëve, sensibiliteti i të cilëve
nuk lejon që ajo që ndodhi të kalojë në heshtje. Lidhur me këtë, në sajë të një
iniciative të veçantë, ata kanë vendosur të japin një ndihmë solidariteti ndaj
atyre që sot ndihen të dobët para pasojave të përmbytjeve. Dihet se në shumë
vende të botës ku fatkeqësitë natyrore kanë goditur popullatat e tyre, artistët
kanë qenë në krye të iniciativave të ndërmara për të dhënë kontributin e tyre
pa qëllime fitimi.
Por edhe në Shqipëri mjaft artistë janë
angazhuar që ta japin një kontribut të ngjashëm, me anë të një koncerti i cili
do të zhvillohet live, ditën e enjte më 21 janar, ora 18.00, në mjediset e cirkut
Dorolla në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.
Janë 40 artistë shqiptarë, holandezë,
izraelitë, rusë, afrikanë e kinezë, të cilët do ti bashkohen këtij koncerti, paratë
e siguruara prej të cilit bëhet me dijeni se do ti akordohen qarkut të Shkodrës
në shenjë solidariteti për ndihma ndaj përmbytjeve.
Sipas promotorit të kësaj iniciative, Mimmo
Gianfreda, ky është një event artistik i pazhvilluar më parë ndonjëherë në
Shqipëri, ku artistët bashkohen për një objektiv unik humanitar mes tyre.
n.e/NOA