OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë, konform rregullave dhe standardeve demokratike

Kiev, 19 janar, NOA - Zgjedhjet presidenciale
në Ukrainë u zhvilluan konform të gjitha rregullave dhe sipas standardeve
demokratike. Një konkluzion të tillë e kanë raportuar në mënyrë zyrtare vëzhguesit
e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, të cilët kanë ndjekur nga afër
procesin e zgjedhjeve presidenciale në vendin ish-sovjetik.
Ishin zgjedhje të një cilësie të lartë. Këto
votime ofruan zgjedhje reale mes kandidatëve dhe shënuan përparim të dukshëm
krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, Joaoe
Soares, president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Sipas rezultateve të arritura në raundin e parë
të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë,
Viktor Jushçenko, i cili njihet edhe si kreu i
të ashtuquajturit revolucioni portokalli të mbajtur 5 vjet më parë në këtë
vend për rrëzimin e pushtetit, doli nga gara duke marrë vetëm 5 % të votave.
Ndërsa në datën 7 shkurt do të garojnë në
raundin e dytë për presidentin e ri ukrainas, lideri i opozitës Viktor
Janukoviç dhe kryeministrja Julia Timoshenko.
n.e/NOA