E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artisti Strati krijon me penela Majkëll Xhekson

VLORE-Artisti Sajmir Strati tashmë e ka nisur rrugën e tij për të thyer rekorde Gines. Sikurse edhe më parë ai ka zgjedhur materiale të veçanta, po jo vetëm. Edhe subjekti i radhës do të jetë i tillë. E kush mund të ishte më mirë se sa këngëtari i famshëm Majkëll Xhekson, figurën e të cilit Strati ka dashur ta nderojë me një vepër tërësisht individuale, por që dëshiron të mbetet në librin e rekordeve.
“Mozaiku do te ketë në vetvete, penelat që do të instalohen më një distancë prej 10 metrash me 2 metër e 60 cm. Si subjekt është Majkëll Xhekson dhe mendohet të përdoren rreth 300 mijë penela”, tregon Strati.
I pzetur se pse zgjodhi mbretin e Pop, artisti shprehet se Majkëll e meritonte një portret të tillë. “Mjakëll është një artist i madh, këtë vepër ua dedikoj shqiptarëve”, shton ai.
Vlora ishte qyteti ku Strati nisi këtë punim, ndërsa tregon se gjatë realizimit të saj do të shëtisë deri në Kosovë. Pak pak ditësh të gjithë do të mund të shijojmë portrein e Mbretit të Pop, Majkëll xhekson, por të krijuar vetëm me penela.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›