Politika e gotës gjysmë bosh - gjysmë plot
Ja pra, përveç Mali të Zi, edhe Maqedonia jo vetëm që po realizon marrjen e vizave, d.m.th lëvizjen e lirë, po tani është edhe një hap larg hyrjes në BE! Nuk mund të mos pyesësh veten: çfarë standardesh më shumë se ne ka plotësuar ky vend që ende ka probleme etnike të pazgjidhura, madje edhe të acaruara, që ka konflikt të pazgjidhur me Greqinë e diplomacinë ndërkombëtare për çështjen e emrit, që korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk i ka më të pakët, më të pastër e më pak të lavdishëm se ne, që standardet demokratike nuk i ka më të mira; pra, ky shtet ende i paemër, që nuk hyri dot as në NATO, bash për këto shkaqe e sebepe, pse qenka shumë më pranë Evropës se ne?
Këtë pyetje të thjeshtë e të sinqertë nuk e shtroj i shtyrë nga zilia, por nga nevoja e analizës së domosdoshme mes dy fqinjëve, analizë që tekefundit vjen pas krahasimit të natyrshëm të standardeve dhe klimës politike mes dy vendeve, dy popujve e dy klasave politike. Jam i prirur të besoj (ndoshta edhe gaboj!), se Brukseli nuk ka dy standarde për vendet e Ballkanit Perëndimor, po janë vendet e këtij rajoni problematik që kanë qasje të ndryshme ndaj standardeve dhe detyrave të shtëpisë që ka vënë për ta Brukseli.
E pra, pas daljes në dritë të raport-progresit të KE-së, Maqedonia zyrtare, edhe pse nuk i ka dhënë si shpërblim a kompensim (vetëm “për një fjalë të mirë”) Greqisë ndonjë copë territor, as nga deti, as nga ajri, e as nga toka, madje, me një këmbëngulje të admirueshme ballkanike (“kokë bullgari”, kanë pas thënë dikur të vjetrit), Maqedonia e Gruevskit ka guxuar t’i bëjë, me rast e pa rast, karshillëk prej një megalomani xhuxh e grindavec një vendi anëtar të BE dhe të NATO-s, e,si për të mos u mjaftuar me kaq, herë pas here shantazhon edhe Shqipërinë, edhe Bullgarinë, pa pyetur për raportet me BE e SHBA-në e as për standardet! Maqedonia ka pranuar të hyjë edhe në zgjedhje të reja, pa u merakosur as për bllokimin me veto për hyrjen e saj në NATO, madje as për liberalizimin e vizave, dhe as për plotësimin e standardeve për të fituar me çdo çmim “statusin e vendit kandidat” në mënyrë që këto “karta” të përdoreshin në fushatën zgjedhore si kuaj beteje që do të sillnin nga jashtë fitoren e sigurt…
Është e qartë pra, se Maqedonia dhe klasa politike e këtij vendi nuk është e kompleksuar nga ndërkombëtarët dhe nuk e do dhe nuk e pranon gotën gjysmë plot - gjysmë bosh në këmbim të koncesioneve për “emrin”, po kërkon me këmbëngulje maksimumin, aq “ujë” të bollshëm sa të lajë edhe duart, edhe fytyrën, edhe dhëmbët, edhe lëveret, edhe emrin ende të papagëzuar ndërkombëtarisht!
E pra, kjo megalomani maqedonase mesa duket dhënka fryte edhe te zgjedhësit, edhe te ndërkombëtarët. Zyrtarët e lartë maqedonas tregojnë kësisoj dinjitet dhe autoritet, mëvetësi dhe seriozitet; ndaj këto ngrefosje tipike ballkanike nuk i pengojnë dhe nuk i ndalojnë jo vetëm partitë e opozitës që humbën pushtetin, po edhe partitë shqiptare që mbetën duke pritur në semaforin e pushtetit t’i thërresë herë një parti maqedonase, e herë një tjetër për të marrë pozita dhe poste, në këmbim të pozave e shtirjeve gjoja “nacionaliste”! Tek e fundit, kjo sjellje si “partner” tepër i rëndësishëm i klasës politike maqedonase me faktorin ndërkombëtar, duke lënë mënjanë megalomaninë provinciale, dëshmon se shoqëria maqedonase është më e pjekur, më e ndërgjegjshme, ndërsa paria e Shkupit më e përgjegjshme dhe më e aftë në pazarin e politikës së Brukselit, pse jo, edhe të Washingtonit.
Pas këtij arsyetimi nuk është gabim të hamendësojmë: ç’do të ndodhte p.sh, tek ne sikur një parti të guxonte të sfidonte e pastaj edhe të sakrifikonte anëtarësimin në NATO, për shkak p.sh, të problemeve të pazgjidhura në Kosovë, apo edhe me Greqinë, si ç’është p.sh ligji i abroguar i luftës nga parlamenti grek, mosdhënia e varrezave për ushtarët grekë apo mospranimi i marrëveshjes për rishikimin e kufijve detarë? A do të guxonte këtu ndonjë lider apo parti të sakrifikonte hyrjen në NATO e ta fuste vendin në zgjedhje të parakohshme për këto shkaqe e, megjithatë ta rifitonte pushtetin me shumicë absolute si e fitoi VMRO-DPMNE-ja?
Këto pyetje e lypin një përgjigje. Po kush guxon të përgjigjet? Kush guxon të hapë gojën për çështje të tilla kaq madhore?!
***
Kurse ne shqiptarët e këtushëm, edhe pse hymë me aq gëzim e bujë në NATO, përsëri e paskemi gotën gjysmë plot e gjysmë bosh. Vetëm se kësaj here gota, sipas ambasadorit të BE-së, zotit Lohan, është pak më e madhe; pra nuk është po ajo gotë që ishte vjet, gjë që gjithsesi do të thotë se gjysma e saj përsëri ka mbetur bosh e gjysma plot, d.m.th, boshllëku qenka pak më i madh se vjet...
Jo, kjo është pak ta quash tallje apo edhe cinizëm. Kjo do të thotë se edhe kësaj here pala shqiptare, d.m.th, politika zyrtare do të ndahet më dysh: e lagu, nuk e lagu, as mish, as peshk, gjë që do të thotë: pozita do t’i gëzohet e do të quajë sukses të madh gjysmën plot të gotës, ndërsa tjetra, opozita, do të vërë kujën e do të ankohet që gota ka mbetur, sipas Brukselit, përsëri gjysmë bosh!
Për të vazhduar metaforën e gotës, të gotës ku janë të detyruar të pinë ujë qytetarët shqiptarë dhe jo zoti Lohan, as zoti Olli Rehn, as zonja Pack, del se ne jo vetëm që akoma nuk e kemi kuptuar përse gota ku vëmë buzët është plot apo nëse vërtet është bosh, e larë a e palarë, me ujë të pastër a të ndotur, por, kur “kamerieri” i Brukselit del e na thotë se sa ujë paskemi ne në gotë, sakaq zihemi e kacafytemi me njëri-tjetrin, dhe duke bërë gjasme politikë të hollë, në vend që të përpiqemi e të vrasim mendjen si e si të mbushim “gotën” plot, fillojmë t’ia hedhim fajin shoshoqit, në vend që të pimë të paktën atë ujë që ka mbetur në “gotë”!
Kjo po ndodh me ne, zbrazim edhe atë ujë që na ka mbetur në gotë, le më ta mbushim pjesën e gjysmës bosh. Madje, “për inat të vjehrrës”, pra: “pse fitove ti e nuk fitova unë”, ne nuk tutemi të djegim edhe jorganin, të thyejmë gotën, të prishim shtëpinë e përbashkët për të mbetur sërish me gisht në gojë, të etur edhe për një pikë ujë të pastër të standardit europian…E pra, nga etja, ne përsëri do të detyrohemi të vëmë buzët e etura te ujët e mbetur në gropat e në gjurmët e mushkave a të gomerëve që na drejtojnë, nj’ashtu si partizanët vaktit! Këtë ne e quajmë politikë!
***
Pardje përfunduan eliminatoret e futbollit për kampionatin botëror. Ne u rrahëm sërish rëndë, kësaj here nga Suedia. Ndoshta nuk duhet thënë “rëndë”, se kjo është e natyrshme për sportin, po më saktë mund të thuhet: “ne dolëm nga stadiumi i Stokholmit me bisht në shalë, të poshtëruar!…Nuk është hera e parë dhe, mesa duket, as e fundit që ne dalim në ndeshjet ndërkombëtare kësisoj, aq sa të vjen, prej zhgënjimit të njëpasnjëshëm të thuash: mos është më mirë e më dinjitoze që për disa vjet të mos përfaqësohemi fare në veprimtari ndërkombëtare sportive, derisa të marrim veten? Mirë Serbia, mirë Bullgaria, po si ka mundësi që Mali i Zi, Maqedonia, po edhe Bosnja, që ka dalë nga lufta e që ende ka probleme ku e ku më të mëdha e më të koklavitura për të zgjidhur, natyrisht jo vetëm ekonomike, po edhe etnike, paraqiten më mirë dhe më me dinjitet se ne?!
E pra, meqë sporti është pasqyrë e një shoqërie, mund ta kuptosh lehtë se, edhe në këtë fushë, njëlloj si në politikë (më sak duhet thënë: kryesisht për shkak të politikës) ne, ashtu si shkencë e në kulturë, në standarde dhe në rregullat e demokracisë, vazhdojmë të kënaqemi dhe të mbetemi me gotën gjysmë plot e gjysmë bosh, pa e provuar dhe shijuar as gjysmën “e plotit”, pasi ata “të boshit” e derdhin…! A nuk po ndodh kjo edhe me bojkotin e Kuvendit?
(d.b/GSH/BalkanWeb)