Artisti i Merituar 1

Ishte maji i vitit 1933 kur në një fshat të vogël të quajtur Pagarushë, lindi një këngëtare.
Jo shumë vite pas lindjes, ajo u pagëzua me një nofkë, “Bilbili i Kosovës”.
Kjo nofkë vazhdon ti qëndroi tash e shtatë dekada e shtatë vjet.
Tre vjet pas luftës së dytë botërore apo në vitin 1948, Pagarusha pati paraqitjen e saj të parë publike në Radio Prishtinën e dikurshme.
Që nga atëherë ajo u bë edhe një lloj ekzemplari apo shembulli për këngëtarët e tjerë. Kush e përcjelli, e përcjelli, kush jo mbeti në hijen e saj. Dikush mund të mos pajtohet me këtë vlerësim.
Por sot këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka edhe një shpërblim të madh prapa vetes që do të hyjë në historinë e Kosovës.
E veshur si gjithmonë në mënyrë elegante, është koha që ajo të ngrihet në këmbë.
“Për kontribut të veçantë në fushën e artit dhe kulturës kam vendosur ta dekoroi me Medaljen “Artist i Merituar” zonjën Nexhmije Pagarusha”, tha Presidenti Sejdiu në arsyetimin e tij.
Motivacioni i Presidenti thuhet të jetë krijimi, kultivimi, interpretimit dhe promovimit të artit muzikor shqiptarë e që sipas tij është i një rëndësie të jashtë zakonshme.
“E përkushtuar gjatë gjithë jetës për ta ngritur vlerat e artit muzikorë, duke krijuar identik referues kulturorë, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe i vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikorë”, u shpreh Sejdiu.
Kur Pagarusha filloi karrierën e saj të kalosh nga një fshat në një qytet sigurisht që nuk ka kaluar me paragjykime. Këto paragjykime ende sot e përcjellin femrën shqiptare deri në emancipimin e saj.
Mirëpo çmimi që morri Pagarusha nga Presidenti shkon mu për babanë e saj.
“Këtë çmim ja dedikoj babës tim, i cili nuk kishte paragjykime dhe më lejoj të vazhdoj dhe popullit tim i cili më deshi shumë dhe e desha shume e që më mbajë ende në shpirt e zemër”, tha Pagarusha në momentin që iu dorëzua çmimi.
E prekur nga ajo me të cilën u vlerësuar kjo këngëtare e cila me 7 maj mbush 77 vjet shpreson që të mos harrojë edhe të tjerët. Thotë se e ndien veten si një pikë uji në oqeanin e të mëdhenjve.
“Jam shumë e prekur dhe thellësisht e nderuar për këtë çmim, të cilin e kanë merituar edhe të tjerët dhe besoj se kjo është nismë e mirë që të mos i harrojmë të gjithë ata që i kemi pas”, tha ajo.
Ndarja e cmimit nga Presidenti, nuk është pritur nga vet këngëtarja.
A është vonë kjo ndarje e çmimit ?
“Jo, nuk është vonë, sepse ne jemi shtet i ri, nuk e kemi pasur këtë mundësi më parë të kemi shpërblime. Besoj se kjo traditë do të vazhdoj edhe të nderoj edhe artist tjerë”, u shpreh këngëtarja.
Repertori muzikor i Pagarushës është i gjerë duke përfshirë më dhjeta këngë. Por fati deshi që ajo të mos ketë kurrë një album. Mirëpo dorë në këtë sukses të Pagarushës kishte edhe burri i saj, kompozitori i ndjerë Rexho Mulliqi.
Momentet e saja më të vështira ishin gjatë viteve të 90-ta kur madje përballej edhe me ekziston. Sot ky problem nuk ekziston ndërsa ajo po hyn e fortë në ditëlindjen e 78-të.