Jetmiri nervozohet nga Jona: Ajo më acaron
Më në fund, “Vëllai i Madh” ka plotësuar dëshirën e Klodit dhe ka çuar kukurecin në shtëpinë e “Big Brother”. Ata kanë përgatitur gjithçka duke e pjekur në skarë. Me këtë rast, banorët kanë nisur një festë të vogël ku kanë kërcyer e kënduar. “Big Brother” u ka dhënë mundësi edhe të këndojnë në karioke. Secili prej tyre ka interpretuar. Banorët janë argëtuar shumë.
“Vëllai i Madh” i plotëson dëshirën KloditBanorëve u ka ardhur surpriza e premtuar. Bëhet fjalë për kukurecin që Klodi kishte kërkuar aq shumë herë dhe të cilin e fituan gjatë një loje në spektakël. Klodi është ai që sjell kukurecin brenda shtëpisë dhe u kërkon ndihmë të tjerëve që të marrin skarën dhe dy shishe verë që u ka sjellë “Big Brother”. Ai gëzohet shumë që më në fund do të hajë kukurec dhe shprehet se do të hajë aq shumë sa të mos i shkojë mendja për një kohë të gjatë. Mandi dhe Erioni e urojnë Klodin e bëjnë shaka me të duke i thënë se më në fund iu plotësua dëshira. Jetmiri merret me ndezjen e zjarrit të skarës, i ndihmuar nga djemtë e tjerë. Të gjithë banorët festojnë duke kërcyer e kënduar në kopsht.
Jetmiri: Jona më acaronJetmiri i thotë Erionit se atij i ka pëlqyer shumë atmosfera e krijuar më parë dhe ushqimi, por e ka acaruar shumë Jona. Ai thotë se ajo i qëndronte afër gjatë gjithë kohës dhe i fliste gjëra të kota. Jetmiri shton se ajo shtiret gjithmonë dhe tashmë nuk po reziston dot, dhe në ndryshim nga ditët e para që përgjigjej me kulturë, tani ka filluar të përgjigjet me anë të pasthirrmave jo fort me edukatë. Erioni e mbështet dhe Jetmiri shprehet se ajo është përshtatur shpejt me xhunglën, duke nënkuptuar kafshët që u kanë sjellë dhe Erioni shton se ajo sillet sikur di gjithçka. Jetmiri thotë dhe se kur ai ka treguar një informacion mbi kafshët, ajo i ka thënë se ai nuk di dhe nuk mund të flasë me kompetenca. Ai është nervozuar nga ky fakt, por ka zgjedhur të mos reagojë.
Karaoke në shtëpinë e BBSurprizat nuk kanë fund për banorët. Atyre u është dhënë mundësia të këndojnë karaoke. Të gjithë banorët kanë marrë mikrofona dhe tekstet e këngëve janë paraqitur tek ekrani që ata kanë në sallon. Pas përfundimit të karaokes, banorët shprehen se u ka pëlqyer shumë kjo surprizë dhe e kanë shijuar deri në maksimum. Klodi shprehet se ai nuk ka kënduar asnjëherë, por sonte është kënaqur shumë.
Djemtë komentojnë qëndrimin në shtëpiDjemtë komentojnë ngjarjet që ndodhën në shtëpi, duke përfshirë kukurecin e shumëkërkuar dhe këngët në karaoke. Mandi bën shaka me Klodin duke i thënë se çuditërisht atij i ka rënë pjesa më e madhe e kukurecit, por Klodi e mohon me qetësi. Ata komentojnë dhe kafshët që kanë në kopsht dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Erioni shprehet se ata po bëjnë jetë borgjeze brenda shtëpisë së BB, dhe Mandi shton se atij po i bëhen plot dy muaj që ndodhet aty. Erioni dhe Jetmiri i përgjigjen se atyre po u bëhen gati katër muaj, pra dyfishin e tij. Dy djemtë i tregojnë eksperiencën e tyre në shtëpinë e vjetër, të mirat e të këqijat e saj.
Klodi dhe Domi flasin për emocionet në BBKlodi dhe Domi kujtojnë banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe kryesisht ata që i përkisnin grupit të tyre e për të cilët mendojnë se janë ribashkuar dhe dalin së bashku. Ata flasin edhe për Hakiun duke hamendësuar se ku mund të ndodhet në këto momente, në Kosovë apo Tiranë. Duke kujtuar kohën që kanë kaluar në shtëpinë e BB, Domenika shprehet se këta tre muaj, tani i duken sikur kanë ikur shumë shpejt, ndërsa Klodit i duket e pabesueshme kjo eksperiencë. Me ta bashkohet dhe Jona dhe fillojnë të flasin për spektaklet që kanë kaluar. Të tre mendojnë njësoj faktin se shpesh, emocionet e spektaklit i bllokojnë, duke mos u dhënë mundësinë të shprehen mirë për atë që duan.
Erioni trembet nga pulatErioni dhe Miri rrinë në kopsht. Ata flasin për kafshët dhe përkujdesjen që duhet t’i japin si në lidhje me pastërtinë, ashtu dhe ushqimin. Vërdallë nëpër kopsht janë mbledhur pulat. Miri i thotë Erionit se nëse ato shohin një tjetër në rrezik, afrohen si për t’i dhënë ndihmë dhe këtë ia vërteton duke kapur një gjel e duke e mbajtur me dorë që të mos i ikë. Pasi përfundon demonstrimin për Erionin, Miri shkon pranë tij me gjelin në dorë. Erioni shfaq shenja frike të cilat Mirit nuk i shpëtojnë pa kapur. Kështu ai i afrohet me vrap Erionit duke mbajtur përpara në dorë gjelin, si për ta trembur. Erioni largohet me vrap i frikësuar dhe futet në dhomën e gjumit duke mbajtur derën që Miri të mos futet. Ky i fundit qëndron jashtë dhomës me gjelin në dorë, në pritje të dalë Erioni, gjë që ky nuk e ka ndërmend. Pas pak, Miri largohet, ndërsa vajzat që janë në dhomë gati për të fjetur, e këshillojnë Erionin që të rrijë dhe pak pasi Miri me siguri po e pret. Domi i thotë që të fshihet në dollap dhe pas pak shton se nuk mund të luhet me gjërat që tjetri i ka fobi, frikë. Ajo thotë se Miri duhet të mësohet mos t’i trembë njerëzit, ndërsa Erioni thotë se pulat dhe gjelat i ka vërtetë frikë. “Prit kur të ta sjellë në krevat natën”, i thotë Domi, ndërsa Erioni duke qeshur, del nga dhoma. Ai shikon që Miri e ka lëshuar tashmë gjelin, pasi dhe ky i fundit ia pohon me gojë dhe del para tij me duar bosh. Erioni afrohet pranë tij me frikë, por vë re se Miri nuk e ka vërtetë. Miri fillon ta ngacmojë, por Erioni i thotë se e bëri për shaka. Miri thotë se nuk e ka parë ndonjëherë Erionin të vrapojë ashtu, të kapërcejë dyert me aq shpejtësi, ndërsa Erioni i thotë duke qeshur se gjeli të ha. Ai shton se nuk e ka problem të ushqejë luanin apo të mbajë gjarprin, por nga pulat ka frikë.
Jetmiri: Ndodhitë e papëlqyeshme më faturohen muaJetmiri sapo është ngritur nga gjumi dhe del në kopsht. Ai pyet Erionin se çfarë ka ndodhur që kanë filluar aksionin e pastrimit që në mëngjes dhe Erioni i shpjegon se poni kishte bërë lëmsh gjithë kopshtin, por tani Jetmiri nuk mund të shohë asgjë, pasi kanë pastruar ai dhe Mandi. Jetmiri çuditet dhe shprehet se kafshët kanë nevojë të shtrohen pak, pasi janë bërë shumë të pabindura. Erioni i kërkon Jetmiri që të ushqejë papagajtë dhe ai përgjigjet se do ta bëjë, por tregon se është zgjuar me dhimbje koke dhe nuk është fort në formë. Më pas Jetmiri dhe Erioni futen në kuzhinë dhe shohin Jonën teksa ndjek gjelin nëpër shtëpi për ta nxjerrë jashtë dhe djemtë i thotë të mos shqetësohet se gjeli nuk mund të bëjë ndonjë gjë të keqe, e Jona i përgjigjet se ka frikë se mos bën pis nëpër shtëpi. Erioni i thotë Jetmirit me shaka se mund të ketë qenë ai që e ka bërë lëmsh gjithë kopshtin dhe është krijuar ideja se e ka bërë poni dhe Jetmiri përgjigjet se çdo gjë e papëlqyeshme që ndodh në shtëpi, i faturohet atij. Më pas dy djemve i bashkohen dhe Domi e Jona dhe hedhin hipoteza se çfarë mund të jetë prova e javës e më pas ata i rikthehen kujdesit të kafshëve.
Banorët bisedojnë dhe hanë në kopshtBanorët qëndrojnë në kopsht duke marrë rreze dielli, ndërkohë që Mandi është futur në pishinë. Jetmiri i ankohet Domit për plagën që i është bërë në ballë nga përplasja në pishinë një ditë më parë. Ai shprehet me shaka se mund ta ketë marrë ndonjëra nga vajzat më sysh dhe Domi e pyet në beson në të tilla besëtytni dhe Jetmiri përgjigjet se kohët e fundit ka mësuar nga këto gjëra. Po ashtu Erioni interesohet për Jetmirin dhe ai i tregon se nuk është problematike, por më tepër ka problem anën estetike.
Më pas banorët ulen për të ngrënë drekë në kopsht. Ata hanë picë të gatuar nga Klodi. Banorët bisedojnë gjatë drekës për shërbimin në bare dhe restorante dhe Mandi jep shembuj konkretë nga eksperienca e tij dhe banorët e tjerë e dëgjojnë me vëmendje duke shprehur më tepër ankesa.
Erioni ngacmon Jonën e KlodinMandi dhe Klodi qëndrojnë në kuzhinë dhe Mandi po lan enët me kërkesë të Klodit. Mandi i thotë Domit me shaka se e ka shefin (për Klodin) shumë të egër dhe nuk e lë asnjë moment të qëndrojë ulur. Erioni vjen dhe ia kthen humorin Klodit duke i thënë se Mandi ka qëndruar shumë pasiv dhe është mirë që të bëjë ndonjë punë që të bëhet i dobishëm. Më pas Klodi i kërkon Erionit një masazh, por ai refuzon. Më pas banorët ulen tek kolltukët në sallon dhe bisedojnë. Erioni ngacmon Jonën duke i thënë të ulë fustanin se u zbulua, por ajo i përgjigjet se nuk ka nxjerrë asgjë në pah, dhe Klodi e mbështet duke i thënë Erionit se ai ndoshta po imagjinon, por në të vërtetë ajo është e mbuluar. Klodi dhe Jona luajnë duke bashkuar këmbët dhe duke bërë sikur janë në biçikletë dhe Erioni i shikon dhe thotë se do të donte të luante dhe ai me Jonën ashtu, por Klodi i përgjigjet se ai nuk e ka këtë fat e nuk duhet të bëhet xheloz.
#