Tri premiera

Në muajin maj, KinoABC shënon dhjetë vjetorin e saj, dhe ky muaj do të jetë I pasuruar me disa premiera por edhe me shfaqjen e filmave më të shikuar të këtij viti në KinoABC. “Kemi filluar në muajin maj si muaj filmi, duke pasur parasysh që me 24 maj të këtij viti do të jetë dhjetë vjetori i kino ABC, dhe në këtë pikë kemi paraparë në muajin maj një numër të filmave të zhanreve të ndryshme, kemi filma evropianë, do të ketë edhe filma holliwoodian”,u shpreh Miradije Vllahiu, menaxhere e Kino ABC-së.
Sipas Vllahiut, ky muaj fillon me filmin “Yuri’s Day”, më datë 11 do të vazhdohet me një film tjetër: “Libertas”. Pastaj më 14 maj me filmin “Robin Hood” e cili do të ketë premierën në të njëjtën kohë në kinematë botërore.
“Më datë 24 do të shënohet përvjetori i kinemasë që do të shënohet si ditë e filmit humanitare dhe atë ditë do të shfaqet një numër i filmave të cilët kanë qenë të suksesshëm viteve të fundit. Të hollat që do të grumbullohen me ato shfaqje të filmave më 24 maj, do të jepen për çështje humanitare, kjo është tradicionale dhe bëhet që dhjetë vite me radhë”, u shpreh Vllahiu
Filmi “Yuri’s Day” ka për temë një këngëtare të famshme të operave. Është kjo Ljuba, e cila vjen në vizitë në qytetin e largët Jurijev. Duke dashur të shesë tërë pronën e saj, ajo shfrytëzon rastin t'ia tregojë djalit të saj vendin ku ishte rritur dhe ku kishte kaluar fëmijërinë e saj. Nëna dhe djali i saj shëtisin nëpër këtë qytet të huaj për ta, kur djali humbet pa asnjë gjurmë.
Rolet kryesore: Kseniya Rappoport, Yevgeniya Kuznetsova, Sergei Sosnovsky, Roman Shmakov, Sergei Medvedev, etj,. Film i regjisorit: Kirill Serebrennikov. Producent: New People Film Company; Co-Production: Rohfilm. I takon zhanrit dramë, një dramë Ruso-Gjermane.
“Jemi përqendruar kryesisht në filmat e rajonit dhe të Evropës, këtë muaj jemi munduar të fusim në repertor shumë filma, përfshirë edhe ata për fëmijë, që të plotësohen kërkesat dhe nevojat e shikuesve tanë, në zhanre të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Fillojmë sonte me tre filma do të vazhdojmë me dy prej tyre, pas disa ditëve do të jetë prezent në premierë edhe regjisori i filmit Libertas “ u shpreh Vllahiu.