Artisti që do të tymosë Kurt Cobain

Mbetjet e liderit të “Nirvana”, i vetvrarë në 1994, ishin vjedhur vejushës Courtney Love majin e kaluar.
Stellmach ka shpjeguar së e ka blerë hirin dhe se është i gatshëm ta përdorë gjatë shfaqes më 11 tetor në "Wagner + Partner Gallery" në Berlin.
Stellmach mbështet idenë, se po pinte një cigare me hirin e këngëtarit të “Nirvana-ës” do të bëhej simbolikisht më i lirë. “I lirë” nga ai rreth mediatik në të cilin ka ngecur dhe që në disa raste mund t'i kushtonte dhe jetën.
Lajmi i Stellmach ka irrituar fansat e Cobain, të cilët në një forum kanë vënë në dyshim faktin e vërtetësisë mbi mbetjet e këngëtarit.
Artisti austarlian në revistën "Artworld" i kundërshton: "Nuk mund ta them se nga kush i kam blerë, është sekret dhe pak magjike për mua. Më kanë ardhur mua dhe unë, më në fund, do t'i lirojë".