Forbes, JK Rowling fiton 7 euro ne sekondë

Shtatë euro në cdo sekondë. Është JK Rowling autorja që fiton më shumë para në botë nga veprat letrare.
Vetëm gjatë vitit të kaluar me “Harry Potter” ajo coi në shtëpi dicka rreth 240 milionë euro.
Fitimet e saj janë gjashtë herë më të mëdha nga i vendi i dytë në klasifikimin e 10 autorëve më të pasur në revistën “Forbes”; James Patterson arrin në 70 milionë euro.
Në vendin e tretë është mbreti i horrorit Stephen King me 35 milionë në 2007.