Brad e con Angelinën tek psikologu

Sipas “Star Magazine”, aktori nuk e duron dot më ta shohë të dëshpëruar, aq sa e detyron të shkojë në një terapi, të hajë dhe të dalë nga shtëpia.
Shkak për depresionin e Jolie, janë bërë format e saj akoma të bollshme. Ajo nuk i duron kilet e tepërta si rrjedhojë e së cilës eviton edhe ushqimet.
Ylli i ka vazhduar sencat e saj me një terapiste në Francë, edhe pse prej disa ditës jeton në Gjermani.
Pas lindjes së binjakëve, për të humbur kilet e tepërta, ajo ka filluar një dietë drastike.
"I duket vetja shumë e shëndoshë – thotë një burim pranë ciftit – as nuk i prek ushqimet që i serviren. Vetëm sa i provon pak dhe pastaj i largon duke thënë se nuk ka më uri".
I shkreti Brad nuk di më cfarë të bëjë për ta ngushëlluar, i përsërit vazhdimisht se është e dobët dhe se cdo gjë e ka në kokën e saj por pa rezultat. Edhe pse ka rënë shumë në peshë ajo vazhdon të thotë se ka një bark shumë të madh dhe vazhdon të bëjë ushtrime fizike gjithë ditën.