E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeta Jones, heq dorë nga tualeti

Gjatë një mbremje mondane, të organizuar në Shtetet e Bashkuara, Catherine Zeta Jones është prezantuar përkrah burrit të saj Michael Douglas më një lëkurë të irrituar dhe me pucra.

Menjëherë kanë filluar thashethemet mbi paraqitjen e aktores së bukur amerikane.

Disa blog-e kritikojnë vetullat e gruas së Douglas, disa të tjerë e quajnë të lodhur me një lëkurë jo të qetësuar, të tjerë akoma e përshkruajnë si një viktimë të ndonjë make up të një stiliti të dehur.

E konsideruar si një nga gratë më të bukura të botës, duket se tani aktorja në versionin “ujë dhe sapun” ose më mirë “ujë dhe tualet i gabuar” mund të zhgënjejë fansat e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›