Eva Mendes, hajdute, nudo dhe sexy

Ylli, që në film luan rolin e një hajduteje, Sand Saref, shfaqet nudo duke treguar një fundshpinë fantastike.
E frymëzuar nga revista e dizenjuar e Will Eisner, "The Spirit – Qyteti im ulëret”, filmi tregon historinë e një ish polici (Gabriel Macht) që rikthehet në mënyrë të mistershme nga vdekja i mishëruar si The Spirit, për të luftuar krimin në Central City.
Armiku i tij Octopus (Samuel L. Jackson) ka një tjetër projekt, të zhduk qytetin dhe të realizojë ëndërrën e tij për tu bërë i pavdekshëm. The Spirit, përfshihet në një luftë të pamëshirshme për të mundur llumin e qyteti.
Ndërkohë, heroi jonë i maskuar gjendet mes një grup vajzash shumë të bukura që kanë për qellim, ta bëjnë për vete, ta duan, ta vrasin.
Përkrah tij shohim Ellen Dolan (Sarah Paulson) vajzën e derës përballë, Silken Floss (Scarlett Johansson), sekretaren inteligjente, Plaster of Paris (Paz Vega), balerina farnceze, një vrasëse e night club-eve, Lorelei (Jaime King), sirena fantazëm, Morgenstern (Stana Katic), një police e re dhe sexy.
Pasataj sigurisht është Sand Saref (Eva Mendes), hajdutja e bizhuterive. Është ajo dashuria e tij e vetme dhe e vërtetë që tashmë është kthyer në një grua të pashpirt dhe pa skrupuj. Do t’ia arrijë heroi ta rikthejë si ka qënë, para se ajo ta vrasë…