Shën Tereza në libra e pulla, ekspozitë e studiuesit Hysen Dizdari në Elbasan

Nga koleksionin e tij privat, Studiuesi Hysen Dizdari risolli në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, pulla që datojnë nga viti 1992-deri në vitin 2023, të ndërlidhura ato edhe me botime të ndryshme rreth figurës së shenjtërores.
“Kemi hapur një ekspozitë me librat e Nënë Terezës që në total janë mbi 70 libra që i kushtohen asaj, me autor shqiptar dhe te huaj”, u shpreh studiuesi Hysen Dizdari.
Nënë Tereza është një figurë e cila i tejkalon kufijtë. Në një kohë kur globi vijon të jetë i trazuar, figura si ajo e shenjtores janë mesazh i harmonisë dhe i paqes se përbotshme.
Qytetarë të grup moshave të ndryshme, mes tyre edhe nxënës të arsimit bazë shfaqën interes të vizitonin ekspozitën e humanistes me origjine shqiptare.
Gazetar: Mirash Marashi
/RTSH/