E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinead O’Connor ka lajme të mira

Këngëtarja kontroverse irlandeze, Sinead O’Connor, është në fazën e përfundimit të albumit të saj të ri, pas pesë vitesh pauzimi. Albumi do të duhej të shfaqej në treg vitin e ardhshëm, ndërsa këngëtarja do të filloj turneun e saj botëror në fund të paraverës.

O’Connor është martuar ditë më parë për herë të katërt, dhe ajo nuk planifikon muaj të mjaltit para përfundimit të albumit, singli i parë i të cilit pritet të dalë në treg në fund të dhjetorit.

Albumi "How About I Be Me (And You Be You)?", që pason albumin jo aq të suksesshëm "Theology" të vitit 2007, do të publikohet më 20 shkurt. Pjesë e tij do të jetë edhe përpunimi i folk-këngës "Queen of Denmark", të John Grant.

Me sa duket, problemet me depresionin, sulmet e panikut dhe me mendimet për vetëvrasje, tashmë janë fazë e kaluar për Sinead O’Connor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›