Ambasadat nuk i njohin firmat e ofiqarëve të zyrave të vendit

Kaçanik, 23 gusht - Në gjysmën e parë të korrikut, me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, 5 zyra të vendit në terren janë mëvetësuar nga Shërbimi i Ofiqarisë në Kaçanik sa i përket lëshuarjes së dokumenteve të gjendjes civile, ndërsa nënshkrimet e ofiqarëve të këtyre zyrave nuk janë duke i njohur ambasadat në Prishtinë. Zyrtarë komunalë kanë thënë se disa palë janë ankuar se përfaqësitë diplomatike të shteteve të huaja në Prishtinë nuk ua kanë pranuar dokumentet e firmosura nga ofiqarët e terrenit, ndërsa për këtë problem e kanë kritikuar MPB-në e cila nuk i ka njoftuar ato për autorizimin e zyrave të vendit për lëshuarje dokumentesh të gjendjes civile.
"Dokumentet e firmosura nga ofiqarët e terrenit janë duke i refuzuar ambasadat e Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës", ka theksuar Jeton Topalli, drejtor i Administratës së Përgjithshme, të hënën. Pohimet e tij i ka konfirmuar Sejfullah Shehu, ofiqar i Shërbimit të Ofiqarisë në Kaçanik. "Palëve që u janë refuzuar dokumentet e firmosura nga ofiqarët e terrenit u janë lëshuar të reja të firmosura nga unë apo shefi i
SHO-së, Murtez Mema", ka theksuar Shehu. Para autorizimit të ofiqarëve të terrenit për firmosje dhe vulosje dokumentesh të gjendjes civile, këtë të drejtë e kanë pasur vetëm vetëm ofiqarët Sejfullah Shehu e Agim Demnika dhe shefi i tyre, Murtez Mema. Përgjegjësit e kanë cilësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme fajtore për maltretimin e palëve. "MPB-ja nuk i ka njoftuar ambasadat për autorizimin e zyrave
të vendit për lëshuarje dokumentesh", ka thënë drejtori Topalli. Ai ka pohuar ta ketë kontaktuar MPB-në. "Kam marrë premtime se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt", ka thënë Topalli.