Arvizu: 21 janari, sulm ndaj kryeministrisë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, në një dalje të posaçme për ABCNews, ka bërë thirrje dje për një hetim gjithëpërfshirës të ngjarjeve të 21 janarit, i cili do të përputhej me ndjesinë që populli shqiptar pati për dhunën dhe trazirat e asaj dite
Deklaratat e forta të intervistës
Kam pritur që PS të kërkojë falje për pasojat që solli demonstrata e asaj dite
Pasojat e asaj dite do të ishin më të vogla, nëse Edi Rama do të ishte në krye të demonstratës
Procesit gjithëpërfshirës po i shkaktohen dëme nga rrjedhja e informacionit gjatë hetimit
Për zgjedhjen e presidentit presim konsultime vetëm nga aktorët e interesuar
-- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu u shpreh dje gjatë një interviste televizive për ABC NEWS, se 21 janari i një viti më parë mund të parandalohej, para se të rezultonte një ngjarje tragjike për shqiptarët. Për Arvizunë, në momentin kur nuk ka një moment ndjese nga Partia Socialiste, nëse përfaqësues politik të saj, deputetë etj, do ishin në krye të turmës, siç tha Ben Blushi, nuk do kishim 4 të vdekur, policë të plagosur, dhe sulm ndaj Këshillit të Ministrave.
Diplomati amerikan në Tiranë foli për një proces hetimor të pavarur, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të krijojë besueshmëri gjatë hetimeve. Arvizu foli dhe për vizitën e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha në Uashington dhe për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Ambasadori amerikan tha se Basha ka pasur takime shumë të rëndësishme, ndërsa shtoi se pret me padurim të dëgjojë përshtypjet e tij, menjëherë pas vizitës.
Si do t’i konsideronit sot marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA dhe a ka Shqipëria për Amerikën një demokraci funksionale?
Marrëdhënia mes shteteve, është e shkëlqyer. Ne e shikojmë Shqipërinë si një partner. Gjatë 20 viteve të fundit ka shumë përparim. Ka ditë, që janë më të mira se të tjerat, ku institucionet janë të forta dhe ku qytetarët të besojnë se ka demokraci. Mendoj se përparimi është i kuptueshëm. Me forcimin e mëtejshëm të institucioneve, ndoshta mund të thyhet edhe mosbesimi mes forcave politike dhe kjo do të ishte një hap shumë i madh.
Si do e komentoni vizitën e Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha në SHBA?
Ka zhvilluar takime shumë të rëndësishme dhe ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur. Do të kem kënaqësinë të flas me të kur të kthehet, për të dëgjuar mbi përshtypjet e tij nga vizita, takimet, etj.
Pra është një yll në ngjitje, Lulzim Basha në politikë?
Po sigurisht. Mendoj se është e drejtë ta them këtë. Është e rëndësishme që të ketë gjak të ri, një freskim. Duhet të ketë të rinj në politikë.
Të rinjtë e kanë bërë më të mirë politikën, apo kanë fryrë mosbesimin mes palëve?
Mendoj që në Shqipëri, në çdo sektor të shoqërisë dhe veçanërisht në politikë, ka një strukturë që nis nga maja deri në masë. Në parti ka drejtues të fortë, por ka edhe njerëz të tjerë të rinj që kanë mbështetje shumë të fortë dhe do tu vijë koha. Mendoj se do të ndryshojë me kalimin e kohës, e ardhmja është e shndritshme dhe unë mendoj se duhen më shumë gra në politikën shqiptare.
E ndoqët intervistën e Ina Ramës tek emisioni “Opinion”? Çfarë mund të na thoni për të?
E kam ndjekur me interes të madh shfaqjen e saj në programin televiziv. Madje një ditë më parë se të zhvillohej intervista drekova me Blendin dhe biseduam. Sigurisht ka pasur më shumë kritikë për të nga PD sesa nga PS. Ajo doli mirë, për sa i përket prezantimit në koherencë. I mbetet njerëzve të vlerësojnë për më tej.
Opinionet nga partitë politike për të ishin të kundërta. Për një pjesë ajo zbardhi të vërtetën, për tjetrën shpifi. Sa i ndihmon hetimet kjo dalje publike?
Ne kemi qenë të qartë që nga dita e parë, që hetimi është në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne i jemi përgjigjur kërkesës së saj për disa lloj ekspertiza teknike, analizë ligjore të ngjashme me ato të CSI-së. Ndihma jonë do të ndihmonte në kredibilitetin dhe paanshmërinë e hetimit. Laboratori i FBI-së, është më i miri në botë për ekspertizë.
Me daljen tuaj, e forcuat apo dobësuar kredibilitetin e Prokurorisë së Përgjithshme?
SHBA shërbeu si një vëzhgues i paanshëm në kërkim të së vërtetës. Është një investim i mirë i kohës amerikane për një vend të rëndësishëm si Shqipëria.
A mendoni se Ina Rama foli më shumë seç duhet në atë intervistë?
Mendoj se duke parë mjedisin politik në Shqipëri, është e vështirë të ndash pjesën ligjore nga ajo politike. Mendoj se Prokurorja e Përgjithshme doli shumë mirë. Ne kemi zhvilluar shumë biseda me Zonjën Rama, sidomos vitin e kaluar. Kemi pasur edhe mendime të ndryshme. Por nuk kam qenë komod me tërë ato informacione që rrodhën gjatë hetimit dhe ja bëra këtë me dije edhe kryeprokurores, pasi ato edhe mund të cenojnë procesin e hetimit. SHBA besojnë në llogaridhënien e zyrtarit publik, por kur kalohet ky kufi dhe ka kërcënime të drejtpërdrejta apo të nënkuptuara, atëherë kjo mund të krijojë vështirësi. Është e rëndësishme se cila ishin rrethanat që çuan në këtë ngjarje, 21 janarin.
Prokurorja e përgjithshme ka detyrimin që të japë llogarinë sikurse të gjithë por gjithsesi ka një kufi që nuk duhet kaluar përndryshe ka pasoja.
Kur ka pasoja gjithmonë në qëndrimin e SHBA për atë çka presim nga sjellja politike institucionale në Shqipëri?
Pasoja që unë flas sërish them te koncepti i së vërtetës dhe i drejtësisë. Dhe dhimbja që shqiptarët kanë ndjerë dhe ato katër familjet veçanërisht. Ka shumë pyetje që njerëzit kanë kur ne i rikthehemi kësaj bisede të tmerrshme, sepse unë kam qenë gjithnjë një zë i fortë që duhet të ketë një hetim të gjithë përfshirë. Me vdekjet e shkaktuara me armë zjarri , duhet të ketë llogaridhënie për këtë dhe e rëndësishme është se cilat ishin rrethanat që shpunë në këtë ngjarje. Ka qenë e kuptuar që nga fillimi, që nuk do të kishim një demonstratë të rregullt, ndryshe nga të gjitha demonstratat e tjera. Ishte menduar që të ishte e dhunshme dhe mund të provokonte. Prokuroria kërkoi heqjen e imuniteteve të tre deputetëve dhe la të kuptohej se kjo nuk nënkuptonte se ata kanë kryer ndonjë krim. Por sigurisht që ka dhe një përmasë ligjore. Ajo që ka qenë zhgënjyese për mua, do të kisha dashur që kishte pasur më shumë një shprehje keqardhje nga ana e Partisë Socialiste, për rolin e tyre në kontribuimin e situatës që u zhvillua në 21 janar. Ka pasur diskutime për rolin e tyre, por qartazi pamë një person që është afruar më shumë. Të paktën të pranohet ajo që ka thënë Ben Blushi, kur ai është shfaqur në “Top Story”, ai ka thënë se nëse më shumë deputetë të PS-së do të kishin qenë në krye të demonstratës, ndoshta këta persona nuk do të ishin vrarë, disa policisë nuk do të ishin gjakosur nga gurët dhe gjithçka tjetër, shishet me molotov. Kjo është ajo që unë do të kisha dashur të dëgjoja më shumë prej tyre. Të zbulohet e vërteta ky është qëllimi.
A kanë SHBA një emër për atë që ka ndodhur në 21 janar?
Kam biseduar shumë shpesh me kryeministrin dhe ai është i zemëruar për atë ngjarje. Mënyra se si është hartuar demonstrata që të ishte e dhunshme gjithashtu, Këshilli i Ministrave është sulmuar. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë kjo demokraci. Vërtet kam shumë simpati për fustrimin, zemërimin, dhe papritmas vjen kjo skemë me turmë përjashta, nuk është kjo mënyra se si duhet të funksionojë demokracia. Hetimi duhet të ketë një kurs gjyqësor. Komisioni Hetimor, mesa di unë, ka zero qëndrim për 21 janarin. Do të ishte ndryshe nëse do të kishte në përbërje të tij dy palët, është i pakuptimtë. 21 janari ishte një ditë shumë e keqe, ishte me skenar veprimi.
Çfarë mund të thoni për videot sekrete?
Videot sekrete janë një subjekt shumë i vështirë. Nuk e kuptoj se si kaseta të ketë qenë një shkak demonstrate. Do të doja tu largoheshim videove sekrete dhe të fokusohemi tek hetimi. Duhet të përqendrohemi më shumë tek gjyqtarët, drejtësia, heqja e imunitetit të tyre. Kjo çështja e kufizimit të imunitetit, duhet të shqyrtohet me bazë të gjerë.
Këtë vit do të jetë edhe zgjedhja e presidentit, trojka flet për konsensus, si e vlerësoni?
Unë jam përpjekur që të mos komentoj shumë për termin konsensus. Unë mendoj se duhet një konsultim shumë aktiv mes palëve të interesuara. Duhet të jetë në përputhje me konsensusin kushtetues. Duhet të ketë konsultime dhe nëse do të ishte e mundur, pse të mos behet zgjedhja e kreut të shtetit, që në votimin e parë.
21 janari
“Ngjarja e 21 janarit ishte padyshim një ngjarje tragjike për shqiptarët. Më duhet ta them, dhe këtë e kam për Partinë Socialiste. PS duhet të kishte kërkuar ndjesë për 21 janarin. Pasi 21 janari ishte një gabim i organizatorëve. Ka qenë deputeti Ben Blushi në ‘Top Story’ që ka deklaruar se, nëse më shumë deputetë të PS do ishin në krye të demonstratës këta persona nuk do ishin vrarë, nuk do kishte policë të plagosur dhe nuk do kishte ‘shishe molotov’ drejt Kryeministrisë".