Greqi, sondazhi: Në Parlament edhe racistët e “Agimi i Artë”
ATHINE - Një tjetër sondazh shokues i realizuar nga “Pulse RS” publikohet sot në gazetën greke “Pontiki”, ku vihet re një rishpërndarje e vendeve në Parlament.
Anketa është kryer përgjatë 3 ditëve të fundit nga kompania “Pulse RS”, duke pyetur 1 784 persona të rritur në mbarë vendin.
Tipar i anketës së re, është se në parlament hyjnë disa parti të reja, mes të cilave edhe "Hrisi Avgi" ose “Agimi i Artë”, një organizatë ekstremiste, ultra e djathtë, raciste.
Në krye mbetet Demokracia e re e Antonis Samaras me 27%, partia e dytë renditet PASOK me 13.5%, e ndjekur nga Partia Komuniste me 12.5%, SYRIZA me 12% dhe “E majta demokratike” në 11.5%. Më pas vjen LAOS 5,5%, Të gjelbrit 3,5% dhe në fund Aleanca Demokratike dhe Agimi i Artë më 3%.
“Agimi i Artë” njihet si një organizatë ekstremiste ultra e djathtë, me prirje raciste, vecanërisht kundër emigrantëve.
Anëtarët e kësaj organizate luftojnë “për një Greqi të pastër, pa të huaj”.
Shpesh ata janë përleshur me policinë dhe kanë sulmuar aktivistët e majtë grekë, që mbështesin të drejtat e emigrantëve.
Rasti më i fundit kur anëtarë të kësaj organizate shprehën ksenofobinë dhe racizmin e tyre, ishte gjyqi i ushtarëve grekë të akuzuar për parullat antishqiptare në paradën e festës kombëtare greke. Gjatë këtij gjyqi anëtarë të “Agimit të Artë” hodhën sërish parulla raciste dhe antishqiptare.