“Kaligula” në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar
TIRANË- Drama historike “Kaligula”, pas premierës në Festivalin Teatror të të Rinjve, do të rikthehet mbrëmjen e nesërme në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar.
Shfaqja e regjisores Esmeralda Stafa është pjesë e repertorit të TK-së, së bashku me shfaqjet e tjera që fituan çmime në festival. Drama e Kamy është një sadomazokizëm i shfrytëzuar në mënyrë krejtësisht ekzistencialiste. Kaligula i nxit njerëzit e tij të vrasin, duke e quajtur vdekjen çlodhje, çlirim të shpirtit.
Roli kryesor, ai i Kaligulës luhet nga aktori fitues i çmimit “Aktori më i mirë” Eni Shehu, ndërsa rolet e tjera vijnë nën interpretimin e Cubi Metkës, Emiljano Palalit, Arjola Bashos, Pjerin Vlashit, Qëndrim Rijanit, Endrit Asllanajt, Ledian Gjecit, etj.
“Kaligula” do të vijë me muzikë të Bojken Lakos dhe skenografi të Blerina Hoxhës, në datat 3, 4 dhe 5 shkurt, ora 19:00. Kjo është shfaqja e rradhës, nga Festivali i të Rinjvem, që ringjitet në TK, pas “Vdekja dhe virgjëresha” nga Kliton Hoxha.
(d.b/BalkanWeb)