Prerja e borxhit grek dhe kredia e re e ndihmës, priten marrëveshjet
ATHINE - Ditët e ardhshme do të finalizohet marrëveshja midis qeverisë greke dhe kreditorëve privatë, për shkëmbimin e bonove. Këtë e bën të ditur Instituti Ndërkombëtar Financiar (IIF).
«Diskutimet konstruktive vazhdojnë për programin e shkëmbimit vullnetar të bonove greke, ndërsa çështje të tjera kanë shënuar përparim», tha zëdhënësi i Institutit Ndërkombëtar Financiar (IIF).
Edhe zëdhënësi i qeverisë z. Pandelis Kapsis tha se «negociatat me trojkën për kontratën e re dhe për përfundimin e programit të shkëmbimit të bonove greke (PSI) ndodhen pranë përfundimit të tyre. Janë bërë hapa të rëndësishëm dhe hapi i ardhshëm do të jetë drejtësia e sakrificave të popullit grek, sepse vendi do të shpëtojë nga problemi i borxhit dhe do të marrë rrugën e zhvillimit”.
Sipas tij, cdo gjë bëhet me procedura emergjente, sepse duhet të përfundojnë marrëveshjet deri në fund të javës dhe të hënën të paraqiten në Samitin e ministrave të Financave të zonës së euros (Eurogrup), që në vazhdim të jepet «drita jeshile» për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së re për Greqinë.
Sipas zëdhënësit, marrëveshja me Trojkën (BE, BQE, FMN) për kredinë e re të vendit, që pritet në ditët e ardhshme do të finalizohet pas një takimi mes kryeministrit dhe krerëve të partive, që mbështesin qeverinë. Takimi do të zhvillohet këtë fundjavë, në cdo rast, para përfundimit të një marrëveshjeje me kreditorët, me qëllim që të shqyrtohen zhvillimet e reja për reduktimin e borxhit dhe kredinë prej 130 miliardë eurosh. «Papandreu, Samaras dhe Karaxaferis do të ftohen për të marrë shumë të rëndësishme”, tha ai.