E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, Merkel: Euro e ka bërë Evropën më të fortë

PEKIN- Euro e ka bërë Evropën më të fortë, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel pas mbërritjes në Kinë për një vizitë veçanërisht për të siguruar drejtuesit e ekonomisë së dytë botërore për krizën në Evropë.

Kancelarja Merkel gjithashtu njoftoi për një përparim të mirë të Bashkimit Evropian gjatë dy viteve të fundit, në një fjalim për çështjet e politikës monetare në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.

Kina në mënyrë indirekte ka kërkuar nga drejtuesit evropianë të ndihmojnë vendet e eurozonës duke kontribuar në një fond humanitar, por Pekini deri tani nuk është përkushtuar drejtëpërsëdrejti në këtë rrugë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›