Arvizu A shoh shume te ndritur te ardhmen e turizmit shqiptar
Potencialet turistike të Shqipërisë do të prezantohen në një panair. Në konferencën e organizuar pikërisht për promovimin e turizmit ka folur edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, e cili e ka konsideruar Shqipërinë një vend të bekuar, me bukuri natyrore pa fund.
“Shqiptarët janë një popull krenar për vendin dhe kulturën e tyre. Eshtë e habitshme sa shumë shqiptarë praktikojnë gjuhë të huaja, anglisht mbi të gjitha. Turizmi shqiptar premton shume”, ka deklaruar Ambasadori Arvizu.
Më tej ai vijoi” “Mendoj që janë të shumta arsyet se përse duhet të jemi optimist përsa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Janë të shumta arsyet se pse duhet vizituar ky vend . Shqipëria është e bekuar me bukuri natyrore të pafund , tashmë vendi juaj është akoma më afër, e akoma më shumë pjesë e Europës dhe kjo e bën që të jetë më tërheqës për turistët europiane, dhe jo vetëm për ta, pasi Europa është në fokusin e shumë turistëve nga thuajse e gjithë bota. Në Shqipëri kanë filluar të vijnë edhe anije kroçere, një pjesë e turizmit kjo që ka filluar të zhvillohet sëfundmi. Po ashtu ju keni një aeroport, i cili po ecën shumë mirë, e me sa kam dëgjuar unë parashikohet edhe hapja e disa të tjerëve . Shqiptarët janë një popull krenar për vendin dhe kulturën e tyre. Është e habitshme sa shumë shqiptarë praktikojnë gjuhë të huaja, anglisht mbi të gjitha. Turizmi shqiptar premton shumë, por nuk mund të them që nuk ka dhe probleme e sfida që duhen kaluar. Duhet patjetër që çdo gjë të jetë e planifikuar, sidomos përsa i përket ndërtimeve në zona turistike. Gjithashtu duhet zgjidhur përfundimisht çështja e pronësisë mbi tokën, pasi pengon zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”, tha Arvizu.
Ai kërkoi të ruhet stabiliteti i vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit. “Ju bëj thirrje gjithashtu që të ruani stabilitetin në vend, kjo është shumë e rëndësishme. Unë e shoh shumë të ndritur të ardhmen e turizmit shqiptar, kështu e kam menduar qe ne fillimin e eksperiencës time si ambasador në vendin tuaj .