E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne fokus Stefano Sannino mberrin sot ne Tirane

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefano Sannino, ka mbërritur në Tiranë për të takuar krerët më të lartë të politikës shqiptare. Zyrtari i lartë europian do të ketë një takim me kryeministrin Sali Berisha. Më pas, mësohet se ai do të takohet edhe me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Tema kryesore e këtyre takimeve mendohet të jenë zhvillimet më të fundit politike në vend, fushata zgjedhore dhe procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të 8 majit. Po ashtu, Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian do të diskutojë edhe mbi ecurinë e plotësimit të 12 kritereve që vendi ynë duhet të plotësojë në funksion të procesit të integrimit europian.

Kjo është vizita e dytë e Stafano Sanino në Tiranë Brenda një kohe të shkurtër. Në fund të muajit të kaluar ai ishte pjesë e tryezës së organizuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, mbi integrimin e Shqipërisë. Gjatë asaj tryeze Sanino ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve politike si dhe arritjen e një dialogu politik në interes të procesit të integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›