Arvizu: Berisha e dëgjoi kërkesën tonë, keqardhje për refuzimin e Ramës
27/01/2011 Kontaktet me dy krerët dhe nga Departamenti i Shtetit
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur edhe një herë mesazhin e tij për anulimin e protestës së 28 janarit nga ana e opozitës. Arvizu tha se për këtë qëllim një ditë më parë ka marrë takime me të dy krerët e partive më të mëdha në vend. Madje, siç tha ai, në këtë komunikim është përfshirë dhe ndihmëssekretari i Shtetit Filip Gordon. Sipas ambasadorit Arvizu, përgjigjen pozitive për anulimin e protestave e ka dhënë vetëm kryeministri Berisha. “Dje u ftova për drekë nga kryeministri Berisha. Gjatë bisedës sonë mbi situatën aktuale i kërkova të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të Partisë Demokratike, të planifikuar për këtë të shtunë. I shpreha gjithashtu se isha i shqetësuar mbi retorikën e ndezur politike nga të gjitha anët dhe kërkova që ai të bënte pjesën e tij për ta ulur atë. Dje në mbrëmje zoti Filip Gordon, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, i telefonoi kryeministrit për t’i shprehur shqetësimet tona. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë vendimin e kryeministrit për ta anuluar tubimin. Ishte një vendim prej burri shteti dhe gjëja e duhur. Fola me kryeministrin për t’ia shprehur këtë”, - tha Arvizu. E ndërsa dha këtë vlerësim për kryeministrin, me një gjuhë krejt tjetër ka folur për kreun e opozitës Edi Rama, duke u shprehur se, megjithëse ka qëndruar për rreth 100 minuta në zyrë të tij dhe Filip Gordon i ka telefonuar dhe ka biseduar për 30 minuta rresht, sërish Rama s’ka pranuar të anulojë demonstratën paqësore të së premtes. “Dje në mbrëmje kalova thuajse 100 minuta me kryetarin e opozitës. I shpreha pikëpamjen se dhuna e mëtejshme nuk do të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsionin apo për të çuar përpara aspiratat e popullit shqiptar. I kërkova zotit Rama të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të opozitës, që është planifikuar për të premten. Më vonë, në mbrëmje, zoti Gordon i telefonoi kreut të opozitës dhe folën për afro 30 minuta. Edhe zoti Gordon theksoi shqetësimin e tij për potencialin për dhunë dhe i kërkoi zotit Rama të anulonte demonstratën. Më vjen jashtëzakonisht keq që zoti Rama është shprehur se ka në plan ta bëjë tubimin ditën e premte. E nxis me forcë që ta rishikojë pozicionin e tij”, - tha Arvizu. Ndërkohë në fjalën e tij Arvizu u shpreh dhe në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, kur tha se SHBA-të do të mbështesin këtë poçes dhe u bëri thirrje politikanëve të mbajnë pozicionet e tyre dhe të lejojnë institucionet përkatëse që të zbardhin këtë çështje. “Në ditët dhe javët në vijim do të punojmë me Prokurorinë e Përgjithshme, në përpjekje për të dhënë sa më shumë ndihmë që të jetë e mundur. E kuptojmë se njerëzit duan shpejt përgjigje për pyetjet e tyre, ndaj i kërkoj cilitdo që të rezervojë dhënien e gjykimeve derisa të dalin në dritë më shumë fakte. Kam këto fjalë për cilindo: lini hetuesit të bëjë punën e tyre. Përpjekja për ta bërë këtë në medie nuk i shërben askujt.
Zgjedhjet e parakohshme
“Zgjedhjet demokratike janë mënyra në të cilën shoqëritë demokratike zgjedhin qeveritë e tyre, zgjedhin udhëheqësit e tyre. Zgjedhjet vendore janë planifikuar për në maj të këtij viti. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë planifikuar për në vitin 2013. Mua më duket se, nëse ka një mekanizëm kushtetues, nëse Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e parakohshme dhe nëse palët bien dakord, pse jo? Por kyçi është se duhet të jetë diçka kushtetuese dhe të gjitha palët duhet të bien dakord me një gjë të tillë.”
Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Kantrimen: Jo zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, palët të qetësohen
Tomas Kantrimen, zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën, i ka thënë dje një “jo” të fortë opsionit të propozuar nga opozita për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë për radion “Zëri i Amerikës” pyetjes nëse do të ishte zgjidhje zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme Kantrimen i është përgjigjur shkurt “jo”. Ndërkohë, ashtu sikundër dhe ambasadori Arvizu, Kantrimen është shprehur se zhvillimi i demonstratës së 28 janarit është një gabim që po bëhet nga ana e opozitës. “Dua të them se ne mirëpritëm vendimin e kryeministrit për të anuluar manifestimin që Partia Demokratike kishte planifikuar për të shtunën. Pas bisedave që pati me ambasadorin Arvizu dhe ndihmëssekretarin e Shtetit Pilip Gordon, ai arriti një vendim, që unë besoj është në përputhje ne nevojën e sotme për të qetësuar situatën dhe shmangur një rritje të temperaturave. Ne e mirëpresim këtë vendim. Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë të ditur se ai synon të zhvillojë një demonstratë paqësore të premten. Unë kam respekt të plotë për zotin Rama, por duhet të them sinqerisht se ky është një gabim. Gjendja sot në Shqipëri është tejet e mbingarkuar. Edhe me synimet më të mira, edhe me synimin e mirë javën e kaluar për të zhvilluar një protestë paqësore, pati dhunë. Është e vështirë për çdo politikan të premtojë se do të ketë protestë paqësore kur ajo planifikohet në një atmosferë kaq të nxehtë. E di se demonstrata bëhet në kujtim të tri viktimave, por unë jam i shqetësuar se, nëse demonstrata zhvillohet, nëse kalohet në dhunë, në vend që të nderoheshin viktimat, do të krijohej efekti i kundërt”, - tha Kantrimen. Në lidhje me një dialog të mundshëm mes krerëve të politikës Kantrimen tha se në politikë gjithçka është e mundur, por shqiptarët janë tejet të zhgënjyer nga personalizimi që po i bëhet politikës. “Do të thosha se në politikë gjithçka është e mundur. Besoj se ndaj me shumicën e shqiptarëve zhgënjimin që politika është personalizuar dhe është bërë e pamoralshme. Ajo nuk është më rreth ideve, rreth konkurrencës midis dy forcave, që e thonë qartë se çfarë qëndrimesh mbrojnë, por që sulmojnë e kundërsulmojnë, gjë që nuk pasqyron atë shtet evropian që dëshiron të jetë Shqipëria. Nga ana tjetër, kam parë armiq me një të kaluar më të tmerrshme sesa këto dy parti që janë ulur në tryezë dhe kanë arritur kompromis për të mirën e popullit të tyre. Kjo është ajo që duam të shikojmë në Shqipëri tani. Por më e rëndësishme se ç’duam ne amerikanët, ose evropianët për Shqipërinë, më e rëndësishme është ajo që do populli shqiptar. Dhe unë jam i bindur se populli nuk dëshiron më dhunë, nuk do të shikojë më fyerje, ai do të shohë udhëheqës që kanë forcën e duhur për të biseduar e arritur kompromise”, - tha Kantrimen.