Topi: PD e PS të anulojnë urgjent tubimet
27/01/2011 Presidenti i Republikës: Klasa politike po mban peng rrugën drejt BE-së
“Shqiptarët s’mund të jenë pafundësisht peng i retorikës së aktorëve politikë”
Presidenti i Republikës kritikoi dje ashpër klasën politike shqiptare, e cila me gjuhën e ashpër që po përdor po bëhet pengesë në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në konferencën e djeshme për shtyp Presidenti Topi u bëri thirrje aktorëve politikë që të gjejnë mekanizmat për të dalë nga situata konfliktuale ku ndodhen aktualisht. Në këtë kontekst, Presidenti Topi sugjeroi pezullimin e përkohshëm të të gjitha tubimeve publike apo çfarëdolloj demonstrate, pasi “kjo do të kontribuonte ndjeshëm në uljen e tensionit dhe të mundësimit të hapësirave të duhura për institucionet e pavarura të drejtësisë që të zhvillojnë një hetim tërësor, transparent, të paanshëm dhe profesional.” Kreu i shtetit sugjeroi gjithashtu që për stabilizimin e menjëhershëm të situatës si mazhoranca, ashtu dhe opozita të gjejnë vullnetin e duhur politik dhe individual e të rivendosin menjëherë dialogun politik institucional. “Nën frymën e konsensusit si dhe sipas standardeve demokratike, si kryetar i shtetit shqiptar, në këto momente të rënda e delikate theksoj me forcë nevojën se klasa politike shqiptare duhet të gjejë e të vërë në përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë e demokratikë për të dalë nga kjo situatë problematike në interes të Shqipërisë dhe të shtetasve të saj, për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin e duhur për vendin dhe shoqërinë shqiptare në realizim të projekteve dhe së ardhmes sonë evropiane”, - u shpreh Presidenti Bamir Topi. Më pas në deklaratën e tij Presidenti, duke iu drejtuar liderëve politikë shqiptarë, theksoi me tone të ashpra se “qytetarët shqiptarë, në përpjekje për të përmbushur aspiratën e tyre integruese, nuk mund të jenë pafundësisht peng i retorikës gjithnjë e më të ashpër në publik të aktorëve dhe faktorëve politikë”.
Takimi i pasdites i Lajcak me Topin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, ka zhvilluar një takim të dytë me Presidentin e Republikës, pas takimeve që ka pasur me drejtuesit e tjerë politikë në vend. Takimi i dytë këtë herë është zhvilluar në zyrën e Presidentit. I dërguari i baroneshës Ashton i ka bërë me dije Presidentit Topi konkluzionet e takimeve të tij të mëparshme, ndërsa kanë konsultuar së bashku me kryetarin e shtetit qëndrimin për situatën delikate në vend dhe zgjidhjen sa më shpejt të saj.
Komisioni Hetimor
Nuk do ndërhyjmë në punën e Prokurorisë
Komisioni Hetimor Parlamentar për ngjarjen e 21 janarit në mbledhjen e tij të dytë që u zhvillua dje, vendosi t’u kërkojë informacione të gjitha institucioneve që duhej të kishin marrë përsipër eliminimin e një sulmi ndaj institucioneve. Kryetari i këtij komisionit, Eduard Halimi, u shpreh se do t’i kërkohet informacion Prokurorisë së Përgjithshme, Gardës së Republikës, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. “Gjatë mbledhjes së sotme (të djeshme) komisioni me anë të disa letrave që do t’u dërgohen institucioneve përkatëse, do t’i bëjë kërkesë për informacion Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, Gardës së Republikës. Sigurisht, asnjë nga këto letra nuk ka lidhje me hetimin e Prokurorisë, sepse ne këtë gjë e kemi përcaktuar qartë edhe në vendimin e Kuvendit, por këto letra kanë të bëjnë vetëm me informacionin që ne u kërkojmë këtyre institucioneve për mënyrën se si kanë bashkërenduar dhe funksionuar para, gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti”, - tha dje Eduard Halimi.
Kërkesa ndaj SHISH-it
Ai kërkoi nga SHISH-i që të bëjë një analizë të strukturave për mungesën e dhënies së informacionit ndaj strukturave të policisë. “Do t’i kërkojmë informacion drejtorit të SHISH-it në lidhje me informacionet paraprake për dhunimin e rendit. Korrespodencën zyrtare që ka mbajtur SHISH-i para kësaj ngjarjeje, gjatë dhe pas saj. Korrespodencën që ka pasur me gjithë institucionet e tjera. Mbledhjen e strukturave të SHISH-it për të analizuar dhe nxjerrë konkluzione për situatën e krijuar dhe marrjen e masave disiplinore për këtë rast”, – u shpreh Halimi.
Kërkesa ndaj Policisë së Shtetit
Më pas ai dha dhe një shpjegim të detajuar mbi formulimin e kërkesave që komisioni do t’u dërgojë këtyre strukturave. “Do t’i kërkojmë Drejtorisë së Policisë së Shtetit informacion mbi masat që ato kanë marrë për zbatimin e ligjit për tubimet para gjatë dhe mbas ngjarjes që shoqëruan tentativën për grusht shteti. Do t’i kërkojmë policisë ta na vërë në dispozicion masat e marra për zbardhjen e plotë të fakteve ngjarjeve, përgjegjësinë e individëve, ideatorëve, bashkëpunëtorëve, organizatorëve për tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues”, - theksoi kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjen e 21 janarit në mbledhjen e dytë, ku sërish përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë.
Kërkesa ndaj Prokurorisë
Në lidhje me Prokurorinë Halimi u shpreh: “Informacion do t’i kërkojmë dhe Prokurores së Përgjithshme në lidhje me veprimtarinë administrative që ka marrë Prokuroria e Përgjithshme për zbulimin identifikimit, ndëshkimit të veprimit të organizuar kriminal. Korrespondencën zyrtare dhe urdhrat administrativ që ka nxjerr prokuroria e përgjithshme gjatë datës 21 janar dhe pas kësaj date në prokuroritë përkatëse. Korrespondencën zyrtare dhe kopjo të shkresave që ka pasur me institucionet e tjera në funksion të plotë të detyrës dhe ligjit për funksionimin e Prokurorisë.”