Arvizu Deklarata e Kantrimenit e qarte e thjeshte dhe mjaft e kuptueshme

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, është shprehur në mbështetje të deklaratës së dhënë një ditë më parë nga Kantrimen.
Ai u shpreh se deklarata e Kantrimenit ishte e qartë, e thjeshtë, konçize dhe mjaft e kuptueshme.
“Nëse e keni lexuar me kujdes deklaratën, nuk ka asnjë pyetje përsa i përket qëndrimit të SHBA për situatën në Shqipëri.
Ajo që Kantrimen ka nënvizuar, është ajo që unë mendoj.
Duket lexuar e gjithë deklarata për të marrë kuptimin e saj dhe jo vetëm pjesët që u interesojnë”, tha Arvizu.
Ai mori pjesë në betimin e 39 vullnetarëve të korpusit të paqes, i cili kryhet për çdo vit në Elbasan.
Betimi u krye pas përfundimit të trajnimit dhe duke nisur nga nesër do të nisin të punojnë në bashkitë, komunat, shkollat dhe qendrat shëndetësore në mbarë Shqipërinë.
Gjatë dy viteve të ardhshme ata do të punojnë si mësues të gjuhës angleze, edukatorë për promovimin shëndetësor , këshilltarë në fushën e zhvillimit organizativ të komunitetit.
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili falënderoi vullnetarët e Korpusit të Paqes.
Ai ka vlerësuar asistencën e vullnetarëve dhe nënvizoi se vullnetarët do të jenë gjithnjë të mirëpritur në këtë qytet.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes e nisën aktivitetin e tyre në vendin tonë në vitin 1992 me ftesë të qeverisë shqiptare.
Deri më tani në vendin tonë kanë shërbyer 310 mijë vullnetarë.
Korpusi u themelua në vitin 1961 nga presidenti amerikan John Kenedy.
Që nga ajo kohë, ai është i shpërndarë në më shumë se 140 vende të botës dhe ka si synim promovimin e vlerave dhe dhënien e ndihmës dhe kontributit konkret për popujt.