Arvizu: Demontoni armatimet të mos bien në duart e trafikantëve
Në një konferencë të organizuar për çështjen e demontimit të armëve, ka folur edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ai ka thënë se duhet bërë shumë punë për pakësimin e tepricave të armëve dhe municioneve. Sipas tij, mjete të tilla nuk duhet të bien në duart e trafikantëve dhe kriminelëve. Arvizu tha se duhen rregulluar gabimet e së shkuarës, ndaj duhet punuar për demontimin. Për më tepër, Arvizu përmendi problemet me buxhetin, por tha se demontimi duhet të kryhet. Kurse Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka deklaruar se demontimi do të përfundojë në vitin 2013.