E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, sërish takim me aleatët

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur sërish në një takim aleatët e majtë. Në takimin që u zhvillua mesditën e sotme, morën pjesë kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, si edhe Preç Zogaj.

Gjinushi dhe Ngjela në dy takimet e mëparshme nuk kanë qenë të pranishëm për arsye të ndryshme.

Takimi vjen pas propozimit të paktit me 10 pika të bërë publik javën e kaluar nga kryesocialisti Rama, por edhe pas ftesës që ky i fundit i bëri kryeminsitrit Berisha për debat publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›