E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon në Kuvend draftin për heqjen e TVSH-së ndaj ushqimeve

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend draftin me të cilin kërkon që të hiqet TVSH-ja për disa prej ushqimeve.

Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe, megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë :

“Energjia elektrike është rritur 62 %;

“Barnat jane rritur 43 %;

“Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;

“Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.

Furnizimet që kërkohet të tatohen me 0% TVSH janë:

Gruri, mielli, buka, qumështi, veza, barnat, shërbimet shëndetësore

Furnizimi i mallrave që kërkohet të tatohen në masën 10 % janë:

Vaji, sheqeri, orizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›