Arvizu: Dialog i shëndetshëm dhe kompromis
TIRANE- Debat te shendetshem ne Kuvend, me shume bashkepunim dhe kompromis ne kuader te integrimit te vendit. Kete mesazh ka dhene sot ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu, ne fjalen e mbajtur ne konferencen qe zhvillohet ne Tirane me vendet e Kartës së Adriatikut.
Integrimi euroatlantik kërkon angazhim dhe si i tillë ky angazhim bie mbi parlamentin. Dhe duke qënë se këtu ndodhet edhe kryetarja e kuvendit do të kërkoja më shumë kompromis. Debat i shëndetshëm është mjaft me rëndësi tha Arvizu, qe e mori fjalen pas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas tij, vendit i nevojitet bashkepunim per te ruajtur kursin e integrimit. Arvizu ka perseritur mbeshtetjen e SHBA-ve dhe gatishmerine per të bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit.
Arvizu ka deklaruar se Bosnja dhe Maqedonia duhet te vazhdojne hapat per anetaresimin, nderkohe qe ka inkurajuar edhe Malin e Zi.