E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Adriatikut, Berisha: Gjithçka për sigurinë

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të kontribuar dhe bërë gjithçka në të mirë të sigurimit kolektiv.

Në fjalën e tij, paraditen e sotme në konferencën për Kartën e Adriatikut, në prani edhe të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, Berisha ka theksuar se vendimet e samitit të Lisbonës janë të rëndësishme dhe do të gjejnë zbatim.

Samiti i Lisbonës ishte historik për aleancën, përcaktoi konceptin e ri strategjik të saj dhe në këtë koncept shtylla kryesore janë mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave, siguria dhe bashkëpunimi- tha Berisha.

Sipas tij, vendet tonë gjejnë veten shkëlqyer në konceptin e ri strategjik të aleancës.

Ne jemi të vendosur të japim cdo kontribut në sigurimin kolektiv, pasi përbën formën më të lartë të sigurisë për secilin vend. Siguria kolektive faktohet sot si forma jetike për sigurinë e cdo vendi të vecantë- tha ai.

Berisha ka deklaruar se pas kapërcimit të një problematike me veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon në interesin më të mirë të të ardhmes së vendit të saj, kombit serb. “Me bashkëpunimin që ka me KFOR-in, Kosova është një vend me garanci, stabilitet dhe paqe në rajon”- tha ai, duke besuar se shume shpejt ajo do te jete anetare e NATO-s.

Ai ka shprehur mirënjohje për funksionimin e kësaj nisme që ia doli të shënojë ndryshime epokale në rajon, të bëjë kombet e këtij rajoni më të sigurta se kurrë.  “Ishte kjo nismë, Karta e Adriatukut, e cila bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë edhe Koacisë, de fakto edhe të Maqedonisë në NATO. Karta e Adriatikut 5 sot, menjëherë pas themelimit e filloi me cështjet më sensitive që janë ato të sigursië, kjo nismë shërbeu për ndërtimin me shpejtësi të urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve që më parë nuk kishin parë me sy të mirë njëri-tjetrin”- tha Berisha.

Para kryeministrit, foli ambasadori Arvizu, i cili theksoi rolin e madh te bahskepunimit rajonal dhe garantoi mbeshtetjen e SHBA-ve ne kete aleance te rendesishme.

Nderkohe qe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vleresoi se “Shqiperia ne NATO eshte garancia e lirise”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›