E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Turqi, Topi ngushëllon homologun Gyl

Kreu i shtetit Bamir Topi ka ngushëlluar sot homologun turk Abdullah Gyl,për humbjet njerëzore nga tërmeti që goditi dje pjesën lindore të Turqisë.

“Me hidhërim thellë mësova mbi dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale në disa qytete pas tërmetit në pjesën lindore të Turqisë, ku humbën jetën mbi 200 qytetarë turq. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të të humburve, si dhe të gjithë popullit mik të Turqisë. Në këto çaste të vështira theksoj se populli shqiptar ndihet pranë jush dhe ndan dhimbjen tuaj për këtë fatkeqësi të madhe natyrore” ka theksuar Topi.
 

Presidenti Topi gjithashtu ka shprehur solidaritetin e popullit shqiptar në këto çaste, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›