Arvizu: Dikush duhet të bëjë kompromis
17/02/2011 Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë
Përfaqësuesi i SHBA-ve në Shqipëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar dje kundër diskriminimit racist në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u bëri apel sërish forcave politike shqiptare që të tërhiqen nga kërkesat e tyre për të arritur në kompromisin e shumëpritur. Duke u shprehur optimist për një zgjidhje të mundshme të krizës politike në vend, ambasadori Arvizu u shpreh: “Flitet për shumëllojshmëri dhe besoj se duhet të ketë qasje të shumëllojshme. Duhet të ketë një grup njerëzish që thonë: «Jo, nuk dorëzohemi, do të luftojmë për çdo të drejtë.» Por kjo nuk është mirë të bëhet nga të gjithë. Duhet të jetë dikush që të bëjë dhe kompromis. Duhet pranuar se sistemi nuk është perfekt, por gjithmonë duhen disa njerëz që të udhëheqin betejën dhe disa të tjerë të bëjnë kompromiset.” Më pas Arvizu shtoi se për ta bërë një gjë të tillë, për të marrë zgjidhje dhe përgjigje të problemeve, çelësi qëndron te bashkëpunimi mes tyre. “Është kohë e vështirë, por besoj se e ardhmja do të jetë më e mirë”, - përfundoi deklaratën e tij ambasadori amerikan Arvizu.