Topi: Gjyqtarët pa imunitet, “hetim Gërdecit”
17/02/2011 Kreu i shtetit u kërkon Shoqatës së Gjyqtarëve dhe KLD-së të marrin nisma ligjore
“Projekti t’i dorëzohet Kuvendit, jemi shoqëri e hapur” Gërdeci të analizohet me kujdes
TIRANE- “Gjyqtarët duhet të dorëzojnë imunitetit e tyre dhe kjo çështje të mos mbetet vetëm në aspektin e deklaratave publike, por të merren nisma konkrete”. Kjo është thirrja që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka bërë të gjithë gjyqtarëve për lënien e imunitetit të tyre, duke paraqitur në Parlament një projekt për “zhveshjen” nga imuniteti. Sipas Presidentit Topi, imuniteti i togave të zeza del i pavlefshëm në një shoqëri të hapur dhe qytetare. Mbi bazën e këtij pretendimi kreu i shtetit i kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që të dialogojnë me Shoqatat e Gjyqtarëve, për hartimin e një nisme ligjore për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve në funksion të rritjes se transparencës në sistemin e drejtësisë, që shpesh herë është bërë objekt i sulmeve të vazhdueshme duke u akuzuar për korrupsion. “Fjalët, dhe deklaratat e tepërta për imunitetin të lihen mënjanë, pasi ka ardhur koha që fjalët të kthen në ligj. Projekti të hartohet nga anëtarët e KLD-së në bashkëpunim me shoqatën e gjyqtarëve dhe më pas t’i dërgohet Kuvendit për miratim”,-u shpreh Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit i bëri thirrje zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiut, që KLD-ja të shprehet haptas për këtë çështje. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi theksoi se në një shoqëri të hapur, në një shoqëri që duhet të shkojë në modelet e BE-së imuniteti është i pavlefshëm. Sipas numrit një të shtetit, kjo do bëjë të mundur që një qytetar i thjeshtë, i cili është pa imunitet të shikojë se njerëzit që drejtojnë sistemin e drejtësisë janë si ata. Në mënyrë që imuniteti të mos jetë koracë për të mbrojtur cilindo nga një proces ku ai mund të jetë i përfshirë direkt apo indirekt në një veprimtari kriminale. Në fjalën e tij mbajtur para anëtarëve të KLD-së, kreu i shtetit u ndal gjatë dhe tek çështja më e përfolur kohët e fundit, ajo e dosjes “Gërdeci” ku procesi gjyqësor duket se ka dështuar pas lirimit nga burgu të katër personave kryesorë të akuzuar për këtë çështje. Presidenti kërkoi që të trajtohet me kujdes kjo çështje dhe të jepet drejtësi për tragjedinë e shkaktuar familjeve të viktimave dhe mbarë opinionit publik. Ai kërkoi analizimin e thellë të këtij procesi dhe këtë detyrë ia la çdo anëtari të KLD-së dhe ministrit të Drejtësisë, për të dalë në konkluzione konkrete që këto raste të mos përsëriten më. Sipas Presidentit, Bamir Topi, duhet një inspektim i plotë për të parë të gjithë procedurat që janë realizuar, sa kompatibël kanë qenë me ligjin dhe moralin e integritetin gjyqtarët. “Duhet kuptuar se shteti i së drejtës nuk funksionon në mënyrë të segmentuar, sikurse për fat të keq shfaqet herë pas here kjo lloj shfaqje klinike”,-nënvizoi kreu i shtetit. Pas fjalës së Presidentit Topi, KLD zhvilloi punimet me dyert e mbyllura duke planifikuar inspektimin në disa gjykata të vendit, kryesisht në ato të jugut dhe në atë të Tiranës.
Deklarata e ministrit të Drejtësisë më 21 janar
Bujar Nishani: Gjyqtarët të heqin dorë nga imuniteti”
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, më 21 janar të këtij viti propozoi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë disa ndryshime për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, por që hasi në kundërshtimin e tyre. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se Bujar Nishani kërkoi që në pamundësi të ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për kufizimin e imunitetit, KLD-ja t’u kërkonte gjyqtarëve të Shqipërisë, që pas iniciativës së deputetëve dhe ministrave për të depozituar një deklaratë pasurie, ku heqin dorë nga imuniteti për çështje të korrupsionit, një gjë të tillë ta bënin edhe gjyqtarët. Më konkretisht Nishani propozoi që gjyqtarët të dorëzonin një deklaratë të ngjashme pranë KLD-së, ku ta dorëzonin vetë imunitetin sa herë bëhej fjalë për çështje të korrupsionit. Të njëjtat burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se sapo e ka bërë këtë propozim Nishani ka hasur në kundërshtimin e KLD-së.
Në skaner vendimet e Gjykatës së Lartë
Spahiu: Gati inspektimi i
vendimeve për kombësinë
Gjatë mbledhjes së KLD-së anëtarët kanë votuar një zëri për nisjen e inspektimeve në disa gjykata të jugut, lidhur me vendimet që ato kanë marrë në rastet kur qytetarët kanë kërkuar ndryshimin e kombësisë së tyre nga shqiptare në atë greke. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga zv/kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se si fillim objekt i verifikimit do të jenë të gjithë vendimet e ndryshimit të kombësisë, që janë aprovuar nga gjykatat më të larta. Sipas Spahiut, Gjykata e Lartë do të vërë në dispozicion të gjitha vendimet e saj, të cilat kanë cenuar për shkelje ligjore vendimet e gjykatave më të ulëta për ndryshim kombësie. Më tej Spahiu shtoi se nën lupën e hetimit do jetë dhe ndërtimi i ndërgjygjësisë, pasi në disa raste janë paraqitur me kërkesë, në disa raste me palë kundërshtare ka qenë shteti nëpërmjet gjendjes civile. Pritet që ky inspektim të fillojë brenda këtij muaji, nga ku më pas do të nxirret një raport me shkeljet e konstatuara.