E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet në Orikum vend-beteja Çezar-Pompei

17/02/2011  Misioni italian arkeologjik gjen në afërsi të Orikumit shenja të betejës mes flotave

Në zonën e NATO-s zbulohet momenti i betejës antike

VLORË- Një mision italian arkeologjik në detin e Shqipërisë, i udhëhequr nga rektori i Universitetit të Foxhias, Giuliano Volpe, ka identifikuar vendin e betejës detare mes Çezarit dhe Pompeut në detin Adriatik. Beteja vdekjeprurëse midis Çezarit dhe Pompeit, ndodhur gjatë viteve të gjata të luftës civile, u zhvillua në det. Kontrolli i rrugëve ujore ishte shumë strategjik për kalimin e trupave dhe furnizimeve. Çezari në fund fitoi në Farsalo në vitin 48 p.e.s. Por çfarë ka ndodhur më parë? Vala e luftës nuk ishte gjithmonë në anën e tij. Një nga momentet vendimtare të luftës të ashpër romake, zhvilluar në Adriatik, ishte në afërsi të Orikumit e vjetër, jo shumë larg nga Vlora, ku flotat e dy armiqve u takuan në një nga betejat më të vështira detare të antikitetit. Një mision i Universitetit të Foxhias, i kryesuar nga eksperti arkeolog Giuliano Volpe, tani drejton kërkimet për një numër të vështirë gërmimesh arkeologjike nënujore. Detajet e operacionit të ardhshëm do të jenë premierë si pjesë e Strategjisë Kombëtare të “Archeologia Viva”. Mes të tjerave arkeologu Volpe është shprehur se “Zona është bazë ushtarake e NATO-s. Në pjesën strategjike të bregdetit të Shqipërisë ka pasur gjithmonë kontrolle detare. Ne së shpejti do të kemi të gjitha lejet e nevojshme për të vazhduar. Ne gjithashtu mirëpresim një bashkëpunim logjistike me një mision amerikan që është gjithmonë duke vepruar në Shqipëri, sepse për programin tonë të hulumtimit nevojiten me të vërtetë mjete të jashtëzakonshme.”. Prova e sigurt e betejës detare të famshme do të dalë me zbulimin e bulonave të rëndë prej bronzi të vendosura tek anijet që çanin anët anijeve armike. Duket se italianët e kanë marrë tepër seriozisht këtë mision kërkimi, pasi sipas tyre Shqipëria paraqet një vend strategjik për kërkimet rreth antikitetit. Sipas tyre, këtu janë gjetur herë pas here objekte me rëndësi të veçantë, të cilat kanë hyrë tashmë në fondin e artë italian. M.Mullai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›