BE ne tension per Shqiperine
17/02/2011 Zgjerimi i Bashkimit Europian
Ministri Lidington komenton situatën në Shqipëri
Gjatë një vizite në Vjenë ministri për Europën, David Lidington, duke folur për meritat e zgjerimit të BE-së, komentoi edhe situatën në Shqipëri. “Ambasadori Lajçak ka qenë i rëndësishëm ditët e fundit, duke u përpjekur për të qetësuar një krizë të rrezikshme politike. Ne tani duhet të kërkojmë nga udhëheqësit politikë të Shqipërisë të zgjidhin në mënyrë paqësore ngërçin e gjatë politik dhe ta rivendosin Shqipërinë në rrugën e procesit të anëtarësimit në BE”, - tha Lidington. Ai u shpreh entuziastë për zgjerimin e BE-së, pjesë e së cilës pritet të jetë edhe vendi ynë. “Ky është vizioni britanik i një Europe dinamike dhe vizionare. Unë shpresoj të jetë e qartë për ju se ne e shohim këtë si një agjendë thellësisht pozitive dhe jo negative. Ajo është e fokusuar në një objektiv të përbashkët strategjik: një kontinent europian i ribashkuar, i begatë dhe i sigurt në skenën botërore. Sigurisht, punët e BE-së mund të përmirësohen, dhe ne jemi të vendosur të jemi të angazhuar për ta bërë këtë, por ndalimi i vrullit të zgjerimit nuk është absolutisht zgjidhje e problemeve të brendshme të Europës”, - tha Lidington.
Sekretari i Përgjithshëm i KALR, Kifer i përgjigjet pozitivisht ftesës së qeverisë
Kongresi i Autoriteteve Lokale të KiE-së do të monitorojë zgjedhjet
8 Maji, letra pas ftesës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Haxhinasto
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë shqiptare për të monitoruar organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Sekretari i përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale, Andreas Kifer, nëpërmjet një letre zyrtare që i ka dërguar ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto konfirmon se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës do të jetë një nga organizmat europianë që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme lokale. Kiefer së pari ka falënderuar ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto për ftesën dhe e informon se KALR i Këshillit të Evropës ka vendosur të dërgojë një mision parazgjedhor dhe një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve me anëtarë të Kongresit. Në letrën e tij për Tiranën zyrtare Kifer thotë se ky vendim është marrë gati dy muaj më parë. Madje jo me një, por me dy misione vëzhgimi. Letra është një përgjigje e kërkesës së mëparshme të qeverisë shqiptare, e cila i kishte kërkuar këtij organizmi të sillte në Shqipëri një mision vëzhgimi sa më të gjerë me qëllim sigurimin e transparencës maksimale të procesit zgjedhor, ku roli i këtyre organizatave të specializuara është vendimtar në certifikimin e standardeve zgjedhore. Ndërkohë që qeveria shqiptare zyrtarisht dhe në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar organizatave ndërkombëtare, si OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, angazhimin maksimal të vëzhgueseve, duke siguruar nga ana tjetër vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të kontribuar në arritjen e standardeve më të larta zgjedhore të përcaktuara nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja. Roli i këtyre organizatave të specializuara është vendimtar në certifikimin e standardeve zgjedhore. Hollësitë e këtyre misioneve ende nuk janë përcaktuar, por bëhet e ditur se misioni i parë do të ketë për qëllim një vëzhgim të detajuar të situatës parazgjedhore në Shqipëri, ndërsa i dyti do t’i kushtohet ditës së zgjedhjeve për të parë ecurinë e votimit dhe numërimit të votave.
Reagimi i zv/kryeministrit
Mesazhet politike që u përcollën nga Strasburgu janë një kambanë alarmi për ata që mendojnë se mund të mbajnë peng të ardhmen evropiane të vendit për t’i shërbyer interesave personale për pushtet. Është momenti që opozita të dëgjojë thirrjet që vijnë nga Brukseli dhe Washingtoni, të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë e konstruktivë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë drejt BE-së. Qeveria shqiptare vazhdon të punojë e fokusuar në axhendën evropiane, si përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë.
Ministri i Integrimit, i dërgon letër kryekomisioneres parlamentare, Meksi
Qeveria fton opozitën për integrimin
Qeveria shqiptare i ka ofruar opozitës bashkëpunimin e saj për plotësimin në kohë të 12 prioriteteve për Shqipërinë që KE-ja i dorëzoi më datën 9 nëntor 2011. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu përmes një letre drejtuar kryetares së Komisionit parlament të Integrimit, Ermelinda Meksi, e ka ftuar komisionin që të bashkëmonitorojnë zbatimin e këtij plani veprimi ambicioz, duke vënë interesat e kombit dhe integrimin evropian para agjendës partiake. “Në funksion të mbarëvajtjes së zbatimit të këtij plani veprimi dhe në përmbushje të detyrave tona të përbashkëta institucionale në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian po ju përcjell planin e veprimit për plotësimin e rekomandimeve të opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke ju ftuar që të punojmë së bashku për monitorimin e zbatimit të këtyre prioriteteve”, - thuhet në letrën e ministres Bregu. “Jam e bindur, - vijon ajo, - se edhe ju besoni se integrimi europian i Shqipërisë i kapërcen agjendat partiake dhe jam e sigurt se bashkërendimi i përpjekjeve tona të përbashkëta është i domosdoshëm për të përshpejtuar këtë proces.” Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan veprimi për adresimin e këtyre prioriteteve, i cili u miratua nga komiteti ndërministror për integrimin europian më datën 31 janar 2011. Njëri prej rekomandimeve të Bashkimit Evropian është funksionimi i Parlamentit dhe dialogut politik.