Arvizu: Faleminderit per 20 vite te mrekullueshme
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne perkujtim te 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqiperise, ka rezervuar dje nje pritje te vecante ne ambientet e ambasades se saj, per zyrtaret dhe personalitetet me te larta te shtetit, politikes, diplomacise dhe komunitetit fetar. Rreth ores 18:00, ambasadori Aleksander Arvizu ka pritur ne zyren e tij Presidentin e Republikes Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryeparlamentaren Jozefina Topalli, Zv.ministrin dhe Ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto, ish-Presidentet Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Pas urimeve dhe falenderimeve te rastit, ambasadori i ka ftuar te pranishmit speciale ne zyren e tij,dhe qe me pas te kalonin ne oborrin e rezidences, per t'u bashkuar me te ftuarit e tjere, politikane, diplomate, gazetare dhe drejtues te komunitetit fetar. Ne pritjen e madhe, ne oborrin e rezidences ka qene i pranishem edhe kryetari i PS-se, Edi Rama.
Pershendetja e ambasadorit
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Alexander Arvizu, gjate fjales se tij shprehu nderimin qe i eshte bere, pasi perfaqeson SHBA ne kete pervjetor te 20-te ne vendin tone. "Eshte nje nder per mua qe perfaqesoj Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kete 20-vjetor te rivendosjes se marredhenieve mes dy vendeve tona". Ai tha se mes SHBA-ve dhe Shqiperise ka nje marredhenie te ngushte dhe nje partneritet qe synon nje demokraci jetegjate. Duke shtuar se SHBA do te vijojne te nxisin perparimin e Shqiperise, Ambasadori tha se do te jemi gjithmone ne anen e shqiptareve dhe do te mbeshtesim aspiratat e tyre, integrimin e Shqiperise ne BE. Pasi ka bere nje permbledhje te aktiviteteve te zhvilluara javen e fundit ne Tirane per rilidhjen e marredhenieve mes dy vendeve, ambasadori ka kujtuar viziten e para 20 viteve te sekretarit amerikan te shtetit Xhejms Bejker, te cilit iu ofrua nje pritje zhurmemadhe nga mijera shqiptar, dhe mesazhi i madh i tij tha ambasadori ishte: "Po, Shqiperia funksionon". "Ai degjoi thirrje qe Amerika eshte me ne, po ne absolutisht qe me Shqiperine jemi dhe ne do te vazhdojme mbeshtetjen ndaj saj, ndaj integrimit euro-atlantik dhe per ecurine ekonomike, keto jane aspiratat e te ardhmes dhe ju keni te drejte t'i keni ato. Perparimi i Shqiperise ne 20 vite eshte i dukshem",- tha ambasadori amerikan ne pershendetjen e tij. Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdoje te jene ne krahun e popullit shqiptar, ndersa kerkoi te punohet se bashku per te plotesuar endrrat e tij. Ambasadori e mbylli fjalen e tij duke thene: "Faleminderit per 20 vite te mrekullueshme dhe faleminderit per kete mbremje magjike".
Berisha: SHBA, mbeshtetese e jashtezakonshme e Shqiperise
Kryeministri Berisha ishte i pranishem ne ceremonine e organizuar nga ambasadori amerikan ne vendin tone Aleksander Arvizu, me rastin e 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve Shqiperi-SHBA. Gjate fjales se tij, kryeministri tha se "sot ne festojme nje nga ngjarjet me te medha, hapjen e ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje moment ky i shumepritur. Ky,- tha Berisha,- ka qene nje 20-vjecar i bashkepunimit dhe i ndihmes, ku ndihma e SHBA-ve ka qene e jashtezakonshme. Arritjet e deritanishme jane realizuar me mbeshtetjen e SHBA-ve, kujtojme ketu edhe ate qe ajo ka dhene per anetaresimin ne NATO",- u shpreh kreu i qeverise
Topalli: Ne jemi deshmitare te ndryshimeve te medha
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte e ftuar ne pritjen e organizuar nga ambasadori i SHBA-ve ne kuader te 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve Shqiperi-SHBA. Ne fjalen e saj, Topalli tha: "Pervjetoret jane gjithmone te rendesishem, ky pervjetor eshte i vecante. Gjenerata jone eshte gjenerate ndryshe nga te tjerat. Ne jemi deshmitare te kapercimit nga njeri milenium ne tjetrin. Nga shekulli i kaluar ne te sotmin. Ne jemi deshmitare te ketyre ndryshimeve te medha. Nga nje sistem ne nje sistem tjeter. Ne jemi me fat qe jemi deshmitare te ketyre ndryshimeve te medha".
Topi: Shqiptaret shprehin admirim dhe respekt per SHBA
Presidenti i Republikes Bamir Topi, i pranishem ne pritjen e ambasades se SHBA-ve, gjate fjales se tij tha se "eshte privilegj per mua si President, qe te shpreh pikerisht ate qe e shpreh cdo force politike ne Shqiperi, qe e shpreh cdo individ ne publik, qe e shpreh cdo qytetar shqiptar: admirimin dhe respektin e thelle per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Shqiperine dhe popullin shqiptar e presin suksese te reja. Pervec anetaresimit ne NATO, ne presim te shkojme ne Bashkimin Evropian. Pavaresisht veshtiresive te castit, ato jane te gjitha veshtiresi te kapercyeshme".