Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Balldre ku furgoni me targa MA 2027 B i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve por mësohet se ata janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.