Përjashtimet, Klosi: Votojmë në Kongres
Kongresi i 5 nëntorit do të duhet të marrë vendime të rëndësishme për ta sjellë PS-në në pushtet”, - deklaroi dje, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi. I pyetur në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Klosi sqaroi edhe qëndrimin për përjashtimin e deputetëve që mendojnë ndryshe në PS. Kastriot Islami e Andis Harasani.
Sipas tij, PS do të duhet të vendosë në rregull disa pika që janë në rregulloren e funksionimit të saj, në lidhje me masat disiplinore për ata që do të marrin vendime jashtë qëndrimit partiak. I pyetur për emrat konkretë që përflitet se mund të përjashtohen në Kongres, Klosi tha se: “Po qe se do të ishte zbatuar statuti, do të ishin marrë masat. Por kjo vërteton atë që PS ka menduar për mendimin ndryshe dhe mendim ndryshe nuk do të thotë veprim ndryshe. Do të jetë kongresi që do të vendosë. PS do të vazhdojë do të ketë të njëjtën linjë në mënyrën e funksionimit të saj. Nuk ka largim as të ëmbël as të tharët, ka me votë”, - deklaroi Klosi.
“PS ka ardhur momenti që duhet të vlerësojë mënyrën se si duhet të funksionojë. Është momenti që PS, në kongresin e 5 nëntorit do të duhet të mendojë, sepse është momenti i fundit ose i parafundit deri në zgjedhjet e vitit që vjen, që si forcë e përgjegjshme që merr përsipër të çojë vendin në një qeverisje ndryshe, më të mirë do të duhet që në kongres të marrë vendime të rëndësishme politike për linjën që do të ndjekë për të ardhur në pushtet”, - deklaroi sekretari organizativ, i cili po merret me grupin e punës për ndryshimet në statut.
Sipas tij, në kongres gjithashtu duhet të ketë një hapje të PS-së, dhe një thirrje për të gjithë ata që duan të rrëzojnë Sali Berishën nga pushteti. Kongresi duhet të ketë një vendimmarrje për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë unisonitetin dhe shtrëngimin e të gjithë atyre që do të duan të bëjnë opozitë me Sali Berishën. Ky kongres do të marrë vendimin që ta hapë PS me këdo aleat, me këdo forcë politike që do të rrëzojë Berishën nga ky pushtet. Sot Shqipëria vidhet nga një bandë hajdutësh, nuk qeveriset. Prandaj kongresi duhet të marrë vendime të rëndësishme që mund ta bëjnë PS-në një parti qeverisëse”, - deklaroi Klosi. ai sqaroi edhe një herë kursin e ri politik të PS-së, duke thënë se PS në këtë periudhë do të propozojë ligje dhe do të diskutojë në Kuvend për çdo çështje, duke e paraqitur PS-në si alternativë qeverisëse.
(s.g/GSH/BalkanWeb)