E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ne Kukes i super-kerkuari nga SHBA

Policia e Kukësit shënon një nga arrestimet me të rëndësishme të bëra kohët e fundit.

Një person shumë i kërkuar në SHBA është vënë në pranga në territorin e Kukësit.

Sipas informacionit paraprak të policisë së qytetit verilindor, ashtë arrestuar Hektor Kelmendi, i lindur në Serbi dhe banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky person rezulton një nga pesë personat më të kërkuar të SHBA për trafik të qenieve njerëzore.

Të njëjta burime tregojnë se këtij personi i janë gjetur sasi të mëdha dollarësh për të cilat, policia po bën verifikimet e duhura.

Sistemi i policisë kufitare në Morinë është ndër më modernët në vëndet e rajonit.

Kërkimi automatik vlerëson nëse të dhënat kërkohen nga INTERPOL, EUROPOL, apo policia kriminale shqiptare. Në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët me ministrinë e brendshme të Kosovës në të njëjtin kompjuter janë instaluar edhe sistemet e kërkimit kriminal dhe të dhënave të policisë kosovare, duke bërë një përpunim të plotë të personave që kalojnë pikën kufitare.

Vetëm 10 ditë më parë në të njëjtën pikë kufitare të njëjtët sisteme kompjuterike, zbuluan mes personave që kalonin kufirin një shtetas kosovar, te kërkuar nga autoritet belge me një dënin prej 30 vjetësh.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›